Shtatzënia është një periudhë shumë e veçantë dhe një nënë është gati të bëjë çdo gjë për të mbrojtur fëmijën e saj. Kjo është arsyeja pse ato janë të gatshme të përdorin dhe të besojnë çdo gjë, madje edhe supersticionet më të çmendura.

Shumë prej tyre janë krejtësisht të rreme, por disa mund të bazohen edhe në disa arsye logjike.

Më poshtë ju rendisim disa nga supersticionet më të njohura, nga kanë ardhur dhe a duhet t’i besoni apo jo.

Nënat nuk duhet të hanë peshk sepse foshnja mund të mos flasë për një kohë të gjatë
Pothuajse të gjitha llojet e peshqve, sidomos peshqit e lumit, mund të përmbajnë parazitë që janë të rrezikshëm për njerëzit. Pasojat mund të jenë shumë më serioze sesa zhvillimi i ngadalshëm i fjalës në një fëmijë. Megjithatë, nëse peshku është gatuar në një temperaturë të lartë ose është ngrirë, atëherë mund ta hani pa u shqetësuar. Përjashtimet e vetme janë llojet e peshqve që përmbajnë shumë zhivë si toni, peshkaqen, peshk shpatë, skumbri mbretëror dhe disa të tjerë.

Nuk duhet të ecni poshtë shkallëve. Fëmija juaj do jetë i dobët.
Ky supersticion është përhapur në të gjithë Evropën Perëndimore. Një shkallë që mbështetet në një mur bën një trekëndësh i cili është simbol i Trinisë së Shenjtë. Besohet se një grua që kalon trekëndëshin do të thyejë trinitetin dhe do të kishte probleme me fëmijën. Një arsye më logjike për të qëndruar larg shkallëve është të mbash një grua të sigurt në rast se bie poshtë. Në mesjetë, kjo ndoshta ishte një supersticion i zakonshëm.

Nëse hapni të gjitha dritaret e shtëpisë, dhimbjet e lindjes do të jenë më të lehta
Dhe jo vetëm dritaret. Në Rusi, Bjellorusi dhe Ukrainë, njerëzit hapin gjithçka që munden: dyer, dollapë, kuti, etj. Besohet se këto veprime do të ndihmojnë për një lindje më të lehtë. Sigurisht kjo nuk ka fare bazë logjike. Megjithatë, hapja e të gjitha dritareve është e nevojshme për ajrimin e dhomave.

Nëse hani ushqime të bardha, foshnja do të lindë me një ngjyrë të zbehtë
Në Kinë, Indi dhe disa vende të tjera ku besohet se bardhësia e lëkurës është pikë referimi për bukurinë, mendojnë se nëse hani ushqime të bardha, lëkura e fëmijës do të jetë më e zbehtë. Ose e kundërta, nësë hani ushqime me ngjyrë të errëta edhe fëmija do të jetë më ezmer. Kjo nuk është e vërtetë. Ngjyra e lëkurës varet vetëm nga kombinimi i gjeneve. Paragjykimi ka të ngjarë të bazohet në faktin se frutat dhe perimet shumëngjyrëshe shpesh shkaktojnë reaksione alergjike.

Nuk mund të ecni në varreza. Kjo do ju çonte në palumturi
Shumë vende arabe, si dhe Izraeli, Evropa Lindore dhe Filipinet ndjekin këtë supersticion. Besohet se fëmija mund të thirret nga shpirtrat e paraardhësve të tyre, ose se fëmija do të ketë një gjendje të keqe dhe do të qajë shumë. Baza për këtë supersticion të palogjikshëm mund të jetë nga disa kufizime fetare ose për të ruajtur një grua shtatzënë nga stresi.

Varëse me vezë në qafë
Në disa fshatra ruse, gratë shtatzëna përdornin një vezë boshe në qafë. Ato besonin se derisa veza të ishte e sigurt, fëmija i tyre do të ishte i sigurt.

Ju duhet të hani ushqime pikante kështu që fëmija nuk do të ketë flokë
Njerëzit në Tajlandë dhe disa vende të tjera në Azinë Juglindore e besojnë këtë. Disa njerëz besojnë se të ngrënit ushqim të djegur është keq për shikimin e një fëmije të ardhshëm. Ushqimet me erëza stimulojnë urinë dhe kështu kontribuojnë në shtimin e peshës. Së dyti, disa erëza kanë veti medicinale. Për shembull, hudhra është shumë e dobishme gjatë shtatzënisë, por nëse hahet në sasi të mëdha, mund të shkaktojë tkurrje të mitrës dhe acarim të traktit urinar. Së fundmi, ushqimet me erëza ju bëjnë të etur, gjë që çon në ënjtje.

Nuk duhet të hani çdo gjë që doni
Në të kaluarën, njerëzit besonin se gratë shtatzëna duhet të hanin çfarë të donin. Trupi dëshiron pikërisht atë që i nevojitet. Ky supersticion besohet ende nga shumë njerëz nga vende të ndryshme. Në Gana, mendojnë se nëse një nënë nuk ha çfarë të dojë, foshnja e saj do të ketë një qafë të shtrembër. Në Itali, Turqi, Greqi dhe Egjipt njerëzit janë të frikësuar se foshnja do të ketë një shenjë dalluese në trupin e tyre dhe në Armeni mendojnë se foshnja do të rritet për të qenë lakmitar.

Mjekësia moderne rekomandon një qasje më të përshtatshme për të ushqyerit. Askush nuk ka nevojë për kile shtesë! Por kur një person dëshiron të hajë diçka të pangrënueshme, kjo është një shenjë e një çrregullimi psikologjik dhe mund të jetë me të vërtetë e rrezikshme. Pra, nënat e ardhshme duhet të mbështeten në këshillat e mjekëve të tyre.

Mund ta gjeni gjininë e fëmijës për nga mënyra si shkelmon
Ky është një supersticion me të vërtetë popullor që mund ta keni dëgjuar. Në shumë vende, njerëzit besojnë se është e mundur të parashikosh seksin e foshnjës nga mënyra si shkelmon. Nëse goditja është në anën e majtë, fëmija do të jetë një djalë dhe nëse goditja është në anën e djathtë, do të keni një vajzë.

Për fat të keq, kjo është vetëm një bestytni që nuk ka të bëjë aspak me realitetin. E vetmja mënyrë e besueshme për të përcaktuar seksin e fëmijës suaj të ardhshëm është të vizitoni mjekun.

Përshtati: Adela Zeneli 
Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit