Meghan i pëlqen vërtet parfumet. Ajo madje është shprehur se nëse del nga shtëpia dhe harron të përdorë parfumin e saj, patjetër do të kthehet prapa.

Siç pritej nga një anëtar i familjes Mbretërore Britanike, Meghan preferon shtëpitë e parfumeve britanike. Parfumet e saj të preferuara janë 2: Wild Bluebell dhe Wood Sage & Sea Salt nga parfumi "Jo Malone". I pari është një aromë me lule të zambakut. E dyta është një aromë me origjinë ujore nga pyjet. Të dyja janë aroma natyrale dhe të freskëta. 

Për dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle, shtëpia e parfumeve Floris London krijoi një parfum ekskluziv. Është furnizuesi kryesor i parfumeve për familjen Mbretërore Britanike. Është një parfum unisex mbi të gjitha! 

Parfumi i dasmës i Meghan nga Floris London u bë pjesë e koleksionit privat dhe prandaj nuk është në dispozicion për publikun. Parfumet nga "Jo Malone", nga ana tjetër, janë në dispozicion për këdo.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit