Bernadette Fiser ka punuar në industrinë e bukurisë për më shumë se njëzet vjet, edhe pse kjo nuk e ndihmoi atë të menaxhonte problemet e saj të lëkurës. Në librin e saj të ri "Libri i vogël i Bukurisë së Madhe" ajo hap sfidat e saj me obezitetin dhe pasojat shëndetësore kur nuk e ke prioritet.

Bernadette më pas filloi një udhëtim” për tu shëruar brenda dhe jashtë. Efektet që trokitën në lëkurën e saj me ndryshimin drastik të dietës ushqimore, ishte diçka që nuk e kishte parashikuar.

"Në thelb, unë ndihem shumë më mirë në këtë mënyrë dhe një nga komentet më të shpeshta që kam marrë kohë pas kohe, nuk është vetëm për humbjen e peshës, por edhe në faktin se lëkura ime është e “ndezur” dhe unë dukem sikur kam kthyer orën prapa 15 vitesh”, shpjegon Fiser.

Pra, cilat janë rregullat kryesore ushqyese nga ky mësim i marrë nga një eksperte bukurie?

Shije jua rendit më poshtë:

  1. Duhet t’i hani të gjitha ushqimet. Sidomos ato që nuk kanë nevojë për etiketë, të tilla si: perime, fruta peshk etj.
  2. Konsumoni pak sheqer
  3. Shmangni pijet e ëmbla të gazuara
  4. Kufizoni sasinë e mishit të kuq që ha, një herë në javë.
  5. Mbani një dietë kryesisht me bazë bimore, me shumë zarzavate me gjethe
  6. Hani shumë pak ushqime të përpunuara
  7. Hani gjithë frutin në vend të lëngjeve, për fibra shtesë
  8. Hani shumë pak karbohidrate të përpunuara si makarona dhe bukë të bardhë
  9. Hani yndyrna të mira si salmoni, sardelet, avokado dhe arra
  10. Pini çaj jeshil mbi çajërat e tjerë
  11. Qëndroni larg 'ushqimeve dietike' dhe lexoni të gjitha etiketat ushqimore deri në detaje
  12. Zgjidhni bukën e zezë ose atë thekre në vend të llojit të bardhë të përpunuar
  13. Merrni uthull molle për shëndetin e mirë të zorrëve
  14. Mos hani mbrapa orës 19:00. Trupi duhet të bëjë një pushim të mirë, kështu do të ketë kohë për të riparuar vetveten.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit