Trumza vlerësohet si magnet natyral i vlerave të mira për organizmin e njeriut. Ajo parandalon shumë sëmundje.

Mjeku alternativ Ibrahim Lala, tregon në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” se cilat janë ato sëmundje dhe mënyrat e përdorimit të trumzës.

Të lashtët e konsideronin atë si simbol të kurajos dhe sakrificës, por trumza është më tepër sesa kaq. Kjo bimë ka një aftësi të jashtëzakonshme në luftën kundër mërzitjes, stresit dhe trishtimit.

Ndihmon fort në sistemin riprodhues dhe për tretjen. Ajo ka erë shumë të mirë dhe një shije të këndshme, sidomos kur fërkohet. Rritet në vende me diell dhe të thatë, përgjatë skajeve të pyjeve, livadheve dhe rrugëve.

"Shqipëria është shumë e pasur më trumzë, por fatkeqësisht njerëzit nuk e njohin këtë bimë kaq të mirë, kaq të ushqyeshme dhe mjekësore", shprehet Lala. 

Pas rigonit, trumza është antibiotiku më i fortë natyral. Ajo shëron disa lloje sëmundjesh duke filluar nga sëmundja e demensës (sëmundjet e kokës), sëmundjet e sistemit tretës, mushkërive, zorrëve dhe sëmundjet e sistemit urinar.

Tek lulet e trumzës mbizotëron ngjyra e bardhë dhe roza. Kur përdoret si erëz në ushqime, trumza i shton lezetin tavolinës dhe ju rrit oreksin.

Si ta përdorni trumzën si ilaç?

  1. Thani gjethet e trumzës.
  2. I zieni dhe pijeni si çaj (pa kërcell).

Artikulli zbardhur nga kronika e emisionit “Në shtëpinë tonë”
Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit