“Nga studimet e fundit, por edhe nga përditshmëria jonë, dëmtimi i zorrëve tek fëmijë me autizëm është më i lartë sesa tek fëmijët e tjerë. Rritja e përshkueshmërisë së zorrëve ndikon në lejimin e disa proteinave të ngurta në gjak. Është pikërisht ky shkaku që zhvillon intolerancën ushqimore tek fëmijët me autizëm”.

Kaq ka mjaftuar që dietologia Blerina Bombaj të reagonte disi ashpër kunddrejtë psikologes Blerina Boci, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Autizmit në Elbasan, tanimë prej 7 vitesh.

Në një intervistë të dhënë, Boci ka folur me kompetenca rreth kësaj teme, madje dukë përmendur edhe ushqime konkrete të cilat fëmijët me autizëm duhet t'i shmangin.

Sipas Bombaj, që një psikologe të flasë për intolerancën ushqimore është fare e papranueshme dhe e turpshme. Shkenca sipas Blerinës, nuk ka përfunduar kurrë në konkluzione përveçse hipotezave të pakonfirmuara.

Më poshtë reagimi i plotë i saj, përbri videos së intervistës së psikologes:

"Si mund të jenë kaq të papërgjegjshëm këta njerëz?!!! 
Si mund të flasë një psikologe për intolerancat ushqimore? Në cilat studime dhe udhëzime bazohet ajo kur flet për intolerancën ushqimore dhe autizmin, në një kohë që shkenca nuk ka përfunduar kurrë në konkluzione përveçse hipotezave të pakonfirmuara!!! 
Kjo është e turpshme 
I bëj thirrje mjekëve të reagojnë dhe të mbrojnë këta fëmijë nga sharlatanizmi"! 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit