Ndryshe nga produktet e bukurisë, natyra na ofron mjete që nuk e dëmtojnë lëkurën e fytyrës suaj. Në mesin e tyre është edhe hudhra, një përbërës i pasur dhe i famshëm për ushqyesit dhe vetitë medicinale.

Maska me hudhër që do t’ju tregojmë zbut pamjen e njollave dhe rrudhave të moshës.

Hudhra, e kombinuar me limon, është një zgjidhje e shkëlqyer për të zbardhur njollat dhe për të reduktuar rrudhat. Kjo maskë vepron si një eksfoliant natyror dhe gjithashtu ofron efekte rinovimi.

Përbërësit:
• gjysmë limoni
• 1 thelpi hudhër
• ujë (sa duhet)
• 1 copë pambuku

Përgatitja:
• Shtypni hudhrën derisa të keni një pastë të trashë.
• Shtrydhni lëngun e gjysmës së limonit dhe e përzieni me hudhrën.
• Shtoni pak ujë dhe aplikojeni produktin në të gjithë fytyrën tuaj me ndihmën e një cope pambuku.
• Përdoreni këtë maskë 3 herë në javë ose më shumë për të marrë rezultate të mira.

Kujdes! Kjo maskë duhet të aplikohet vetëm gjatë natës, sepse gjatë ditës mund të shkaktojë efekte negative për shkak të ekspozimit ndaj diellit. Mos harroni të aplikoni krem dielli të nesërmen.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit