Si ta mbroni lëkurën tuaj nga i ftohti? Ja 10 këshilla profesionale që do ju ndihmojnë nga dermatologia e njohur Erjona Shehu. 

1. Kërkoni një specialist
Mos hyni në farmacinë e parë që gjeni, për të marrë një krem për lekurën tuaj. Kremi mund të mos vlejë fare dhe është shpenzim i hedhur dëm. Mjeku dermatolog do të bëjë një vlerësim të mirë të situatës dhe do tu përcaktojë një regjim të mirë për lëkurën tuaj. Mos harroni: nuk është çmimi dhe emri i produktit që përcaktojnë vlerën e tij, por vetë lekura juaj.

2. Zbutës dhe ushqyes për lëkurën
Gjeni një zbutës dhe ushqyes të mirë për lëkurën, më të fortë se ai që përdorni në pranverë dhe në vjeshtë. Duhet të ketë bazë vajore, ndryshe nga ai i pranverës dhe verës me bazë ujore. Përmbajtja vajore do të krijojë një shtresë mbrojtëse për lëkurën tuaj!

3. Ruajeni lëkurën nga dielli

Dielli i dimrit është dëmtues për lëkurën tuaj, ndoshta jo aq sa në verë,  por mbetet i dëmshëm, vendosni mbrojtës në fytyrë dhe në duar 30 minuta përpara se të dilni nga shtëpia, riaplikoni mbrojtjen shpesh.

4. Jepuni një dorë, duarve tuaja
Kanë lëkurë të hollë dhe kanë pak gjendra yndyrore. Kjo do të thotë që është e vështirë t’i mbani të buta, veçanërisht në dimër. Shpesh në këtë stinë thahen, çahen dhe gjakosen. Mos harroni të vishni doreza.

5. Shmangni çorapet dhe dorezat e lagështa 
Mund të shkaktojnë irritim të lëkurës, kruajtje dhe plasaritje të saj deri në ekzemë.

6. Kujdes kondicionerin
Ai shkakton tharje të ambientit duke marrë lagështinë që ndodhet në të. Tharja e ambientit do të shoqërohet me tharje të lëkurës suaj. Vendosni lagështues ambienti.

7. Hidratoni veten tuaj, jo lëkurën
Mos e bëni proçesin e pirjes së ujit një proçes të sforcuar. Uji i bën mirë të gjithë trupit në përgjithësi, jo vetëm lëkurës.  Pini minimalisht 10-12 gota ujë në ditë.

8. “Grasatoni “ këmbët
Përdorni zbutës me përmbajtje vazeline (Petrolateum Jelly) dhe me glicerinë. Përdorni eksofoliues për shputat e këmbëve.

9. Kujdes me “Peeling”
Nëse lëkura juaj është ekstremisht e thatë, shmangni përdorimin e scrub, maskave të forta dhe me bazë alkooli. Gjeni një larës të butë, një tonik pa alkool dhe një maskë ekstremisht hidratuese.

10. Mos përdorni banja të nxehta
Banjat e nxehta shkatërrojnë barrierën lipidike në lëkurën tuaj, dhe jumbin zbutësin natyral të vetë lëkurës. Rrini sa më pak në ujë. Mund të hidhni pak sodë buke, në ujin e vaskës për të ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrave të lëkurës./Marrë nga news31.al