Nëse kur shihni veten në fotot me miqtë, lëkura juaj ka më shumë shkëlqim se duhet  dhe ‘urreni’ veten për këtë, kujtoni gjithashtu se ju keni dhe një avantazh ndaj tyre: ju jeni më pak të prirur të zhvilloni rrudha dhe vija të holla për shkak se lëkurat e yndyrshme krijojnë një barrierë për të mos lejuar largimin e hidratimit dhe ushqimit të lëkurës.

Megjithatë, ka dhe disa avantazhe si risku i lartë  për të pasur puçrra dhe pore të mëdha. Ja se si duhet përballeni me një lëkurë të tillë:

Mos e lani shpesh

Mund të jetë shumë tunduese për ju të shkoni të lani fytyrën sa herë e shihni t’ju shkëlqejë. Por dermatologët nuk e rekomandojnë këtë, sepse thjesht do të bënte lëkurën më të yndyrshme. Ju duhet ta lani fytyrën dy herë në ditë—në mëngjes dhe para se të shkoni të flini. Nëse bëni palestër, mund ta lani fytyrën edhe pas stërvitjes kur djersiteni. Për të shpëtuar nga yndyra e tepërt mund ta thithni me një letër thithëse.

Mos eksfolioni shpesh

Një nga gëjërat që duhet të kujtoni shpesh nëse keni lëkurë të yndyrshme është eksfolimi. Ndihmon në zhbllokimin e poreve dhe ndihmon në minimizimin e problemeve të lidhura me një lëkurë të yndyrshme. Por eksfolimi, nëse bëhet më tepër se ç’duhet është i dëmshëm. Specialistët e kujdesit ndaj lëkurës rekomandojnë të mos e bëni më shumë se dy herë në javë. Gjithashtu duhet ta aplikoni atë butësisht, duke mos ushtruar tension dhe ashpërsi në sipërfaqen e lëkurës.

Evitoni ushqyerjen e lëkurës

Për shkak se fytyra juaj prodhon shumë yndyra, mund të mendoni se ushqyerja e rregullt e saj nuk është e nevojshme. Por e vërteta është se duhet ta ushqejmë çdo ditë lëkurën tonë, edhe nëse është e yndyrshme. Fakti që lëkura juaj është e yndyrshme nuk do të thotë që ka mjaftueshëm ushqim.

Pra, duhet ta aplikoni rregullisht kremin edhe pse keni një lëkurë të yndyrshme, vetëm se duhet të zgjidhni formula më të lehta dhe jo produkte që përmbajnë petrolatum, vajra bimore, gjalpë kokosi, pasi mund të bllokojnë poret dhe të shkaktojnë puçrra.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit