Përdorimi i produkteve të bukurisë
Edhe pse janë brenda afateve, shumë mbrojtës të produkteve mund të jenë neutralizuar për shkak të kontaminimeve të shpeshta, çka i bën të pasigurt për ju. Duhet ta zëvendësoni rimelin dhe çdo produkt tjetër të syve pas 2 ose 3 muajsh dhe çdo gjë tjetër nga 6 muaj në 1 vit. Ok?

Po e pastroni tepër
Po, e lexuat saktë. Nëse keni problem me lëkurën apo me puçrra ju keni tendencën ta pastroni gjithë kohës me pastruesit të shoqëruar me skrab. Por duke bërë gjithë këto “sterilizime” po i hiqni lëkurës vajin natyral zbutës. Përdorni një pastrues me bazë vaji që të rregulloni prodhimin e sebumit. 

Nuk po e pastroni sa duhet 
Mos mendoni se është një shfajësim që të shkoni në krevat me make-up apo jo? Asgjë nuk mund ti nxisë puçrrat apo acarimet e lëkurës më shpejt se kjo. Edhe nëse i kaloni fytyrës një pastrim të shpejtë me letër të lagur në fund të një dite të ngarkuar, mos shkoni në krevat pa larë fytyrën.

Po bëni shumë qejf
Konsumimi i sheqeri me tepri, kripës, kafeinës  dhe pijeve alkoolike mund të ketë një ndikim negativ në lëkurën tuaj. Shumë sheqer ul kolagjenin dhe elasticitetin në lëkurë, çka çon në plakjen e hershme. Kripa dhe kafeina dehidratojnë lëkurën, ndërsa pijet alkoolike përveçse e thajnë, krijojnë dhe njolla. Kështu që nëse shkoni në festa, pini pak gota dhe shumë ujë.

Kremi kundër diellit, vende-vende
Nëse keni mbuluar zonën T dhe mollëzat, po lëkurën e kokës, veshët dhe nofullat? Po qafën?

Duhanpirja
Përveç efekteve të tjera, duhani ul elasticitetin e lëkurës, kolagjenin dhe shkakton një pamje të verdhë. Nuk është asnjëherë vonë, sapo ta lini do ti shihni rezultatet.

Mungesa e gjumit
Ju këtë me siguri e dini, por nëse e keni djegur qiriun nga të dy anët, me siguri po i shihni efektet në lëkurë. Nëse keni problem me gjumin mos tentoni të rrini para kompjuteriy, pasi ekrani i shkëlqyeshëm ul melatoninën, e cila jo vetëm ju jep gjumë, por dhe rinovon qelizat. Provoni një banjë qetësuese ose dëgjoni një libër në audio.

Mos larja pas palestrës
Sigurisht që po e shijoni atë shkëlqimin pas-stërvitje dhe po mendoni që të bëni banjë sapo të shkoni në shtëpi, por mos larja pas ushtrimeve mund t’ju shkaktojë puçrra në fytyrë dhe shpinë.

Mospastrimi i furçave të make-up
Baktere, baktere, baktere. Oh, dhe mos harroni të lani peshqrët e fytyrës pas pak përdorimeve.

Larja me ujë të nxehtë
Ju than lëkurën, kështu që ftoheni pak.

Diçka shtesë: Pini dhe pak më shumë ujë, gjithashtu 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit