Tri përbërës për një fytyrë që rrezaton dritë dhe shkëlqim. Aplikimi i saj njëherë në javë do ju japë shumë rezultate të mira! 

Çfarë ju duhet: 

  • 2 lugë jogurt
  • 1 lugë vaj argani ose rosë mosketa
  • 5 pika vaj esencial livandoje

Udhëzime: 

  • Përziejini mirë këta tre përbërës. Lyejeni fytyrën me këtë përzierje dhe masazhojeni njëkohësisht, përreth 5 minuta për të rritur përthithjen dhe për të stimuluar qarkullimin e gjakut në fytyrë.
  • Pastaj, mbajeni maskën përreth 20 minuta. Pastrojeni fytyrën me ujë të vakët dhe thajeni me peshqir të pastër.
  • Do ta dalloni menjëherë butësinë e lëkurës dhe hidratimin e saj. Nëse e bëni maskën në darkë, do bëni një gjumë të qetë, falë efektit qetësues të livandos.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​