Të ushqehemi shëndetshëm gjatë festave ngjan pothuajse një mision i pamundur.  Eshte vërtet e vështirë t’u rezistosh antipastave të shijshme, gjelit të detit të mbushur, bakllavasë…

Ushqimet e festave të fundvitit janë padiskutim shumë të shijshme dhe lidhen ngushtë me gëzimin që shoqëron periudhën më të bukur të vitit. Por nga ana tjetër për disa individë, ky tundim i shijshëm i tavolinave festive mund të shkaktojë ankth.

Nutricionistët kanë një lajm të mirë: Sipas studimeve gjatë festave shtojmë vetëm përafërsisht gjysëm kilogrami. Megjithatë lajmi i keq është se këtë peshë të shtuar zakonisht nuk e heqim më, pra e shtojmë vit pas viti.

Askush nuk dëshiron të privohet nga kënaqësia që të fal ushqimi i shijshëm gjatë sezonit të festave, as fanatikët e ushqyerjes së shëndetshme, madje as personat që i qëndrojnë strikt numërimit të kalorive. Për këtë arsye ju vijmë në ndihmë me disa këshilla të vlefshme që duhet t’i mbani parasysh, në mënyrë që t’i shijoni festat pa “ndjenja faji” më pas.

• Është e rëndësishme të dini t’i thoni “JO”: ushqimeve shumë të yndyrshme, lëngjeve të gazuara dhe me sheqer, salcave të gatshme.
• Pini shumë ujë!
• Përdorni vajin e ullirit ekstra të virgjër.
• Përdorni ëmbëlsues natyralë si stevia.
• Hani çdo tre orë, konsumoni vakte të vogla dhe mos i “ruani vend” stomakut për një super-vakt.
• Konsumoni frutat e stinës: shegën shumë të pasur me antioksidantë, portokallet e pasura me vitaminë C.
• Shmangni alkoolin me tepri, konsumoni maksimumi 1-2 gota verë të kuqe në ditë.
• Konsumoni një grusht fruta të thata para se të uleni në tavolinë për vaktin kryesor. Ato janë të pasura me fibra dhe protein dhe do t’ju ndihmojnë të ndjeheni të ngopur për më gjatë.
• Mundohuni të vini trupin në lëvizje, qoftë edhe me vetëm 30-40 minuta ecje në ditë.

Nëse keto këshilla nuk i zbatojmë plotesisht? 

Zgjidhja 
Pastroni organizmin tuaj me dietën e detoksifikimit per 14 dite të përshkruar më poshtë:

E Hënë 

  • Mengjesi-leng portokalli/2 molle
  • Mesdite-1 portokalle/1 molle
  • Dreka-supe perimesh dhe fileto pule ne avull
  • Pasdite -1 portokalle/1 molle
  • Darka-perime te ziera


E Martë

  • Mengjesi-2-3 kivi 
  • Mesdite-leng shege 
  • Dreka- Sallate laker e bardhe /e kuqe dhe karrote dhe fileto peshku
  • Pasdite -2 kivi
  • Darka-Një pjatë thjerrëza


E Mërkurë

  • Mëngjesi-1 banane
  • Mesdite-leng molle -karrote
  • Dreka-rizoto me perime dhe fileto pule ne avull
  • Pasdite -1 banane
  • Darka-supe pule

E Enjte 

  • Mëngjesi-leng portokalli
  • Mesdite-3-4 mandarina
  • Dreka-supe brokoli dhe peshk me perime
  • Pasdite: 3-4 mandarina
  • Darka-Sallate çezar


E premte 

  • Mengjesi-1/4 ananas
  • Mesdite-leng shege
  • Dreka-Fasule dhe sallate spinaqi 
  • Pasdite – leng karrote
  • Darka-2 veze omlete(me perime sipas deshires)

E Shtunë

  • Mengjesi-leng molle-panxhar-karrote
  • Mesdite-2 kivi
  • Dreka-supe patate-finokio dhe role pule me perime sipas deshires
  • Pasdite -2 kivi
  • Darka-Supe legume(bishtajore-fasule,bizele,thjerreza,soja)

E Dielë

  • Mëngjesi-leng qitro
  • Mesditë-1/4 mango
  • Dreka-supë kungull-karrote dhe fileto pule në avull me brokoli dhe lulelakër
  • Pasdite -1 banane
  • Darka-perime të ziera

Nga: Dr. Sh. M Albana Daka