Ka 6 vite që është shkëputur nga Shqipëria e vetme, pasi mbaroi studimet për muzikologji. E kemi fjalën për këngëtaren Elhaida Dani e cila ishte e ftuara e rradhës në emisionin “Vip Club”.

Nën drejtimin e Klea Hutës, ajo ndau me publikun shumë gjera të vogla e të mëdha që pak i dinë për Elhaidën.

Ajo zakonisht nuk ha mëngjes. Merr vetëm kafen. Që e vogël është mësuar të mos ha mëngjes.

“Kafen zakonisht e pi me një sheqer dietik, por dua ta heq fare sheqerin pasi dua të zbuloj shijen e vërtetë të kafes”.

Elhaida nuk e pi qumështin, vetëm në kafe maksimumi. Ajo mundohet gjithmonë të shkojë në palestër në mëngjes për të stërvitur trupin. Shprehet se është një person ekstremesh dhe nuk ka të njëjtën rutinë edhe në fundjavë. Nuk ka limite kur vjen puna tek picat apo hamburgerat. Fundjavave del me miqtë, nuk kujdeset  për ushqimin që ha dhe nuk shkon në palestër.

Për Elhaidën kujtimet më të bukura janë kur luante me gocat e lagjes në rrugicat e Shkodrës.

“Atëherë kam kujtimet më të bukura sepse ishim të vegjël dhe pa asnjë prokupim”.

Këshilla më e mirë që ka marrë nga prindërit? “Rri me këmbë në tokë”. Ajo ka dy vëllezët për të cilët shprehet se i do shumë. Me familjen është gjithmonë në kontakt qoftë edhe virtualisht përmes whatsappit.

Fobia e saj më e madhe janë gjarpërinjtë. Elhaida udhëton shumë, prandaj kur vjen puna tek lidhjet miqësore, ajo i vlerëson shumë njerëzit e qendrueshëm.

Çfarë i mungon më shumë nga Shqipëria? “Më mungojnë shumë njerëzit, familja, kolegët”.

Ka shumë çanta, këpucë, rroba dhe make-upin i pëlqen ta bëjë vetë. Kujdeset shumë për lëkurën pasi e ka të yndyrshme. Për të pamja e jashtme ka shumë rëndësi sidomos kur vjen puna tek bota e biznesit dhe artit.

Elhaida nuk ka një makinë sepse ende nuk e ka marrë patentën. Ajo i do shumë kafshët, do donte të kishte një mace, por nuk ka kohë t’i përkushtohet.

Ajo flet shqip, anglisht, italisht, frengjisht dhe pak spanjisht.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit