Një recetë tepër e veçantë kjo e përgatitjes së mishit të qingjit. Nuk ju ngelet gjë tjetër veçse të lexoni me kujdes përbërësit dhe mënyrën si përgatitet.

Ndajeni edhe me miqtë tuaj, me siguri do ju falenderojnë! 

Përbërësit: 

  • 1 kg mish qingji
  • 300 gr sallam fshati
  • 300 gr djath kaçkavall
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1-2 degë rozmarinë
  • Kripë, piper i zi
  • 2 lugë gjelle gjalpë

Për brumin:

  • 800 gr miell
  •  4 të bardha veze
  •  Kripë, piper
  •  1 lugë gjelle vaj
  •  2 filxhanë ujë

Përgatitja: 

  • Fillimisht zihet brumi si për petë dhe më pas ndahet në dy masa. Mirë është që brumin ta lemë të pushojë për 10 minuta mbuluar me pecetë kuzhine.
  • Marrim mishin e qingjit dhe e hapim në tavolinën e punës. E spërkasim me kripë, piper të zi dhe rozmarinë. Vendosim më pas 2-3 thelpinj hudhër të qëruara, djathin kaçkavall të prerë në kubikë dhe sallamin e fshatit të prerë në feta. E palosim mishin e qingjit dhe lyejmë sipërfaqen me gjalpë të freskët.
  • Hapim dy petë të barabarta dhe pak të plota si pite. E vendosim njerën petë në tavë, vendosim në të mishin e palosur dhe më pas vendosim petën tjetër.
  • E shtypim rreth e rrotull me pirun dhe më pas e vendosim të piqet në furrë fillimisht në temperaturën 220 gradë Celsius për 15 minuta dhe më pas e ulim temperaturën në 170 gradë dhe e lemë për 1 orë e 30 minuta.

Receta e realizuar nga Zonja Katerina/Teksti marrë nga balkanweb.com