Shpesh dëgjojmë se fëmijët e këtij brezi janë shumë kokëfortë dhe se acarohen lehtë. Por të disiplinosh fëmijën në fund të fundit nuk duhet të jetë një detyre edhe kaq e vështirë, pasi ju jeni më i madh në moshë, keni parë më shumë në jetë dhe padyshim dini më shumë.

Keni autoritetin e plotë ligjor dhe moral t’i përcaktoni disa kufij fëmijës suaj.

Këtu në Shije ju rendisim disa nga pikat kryesore që duhet t’i keni parasysh në çdo moment. Me siguri do ju ndihmojnë shumë! 

  • Ruani qetësinë dhe mos reagoni më shumë sesa duhet
  • Vendoseni veten në vendin e tyre
  • Diskutoni pritshmëritë tuaja me ta
  • Vendosni limite duke i paralajmëruar për pasojat
  • Mund t'i jepni atyre përgjegjësi të vogla që u japin kurajë dhe besim në vetvete. Ndëshkimin fizik tani duhet ta hiqni nga mendja.
  • Kërkoni respekt. Është e rëndësishme që ata të kuptojnë pozitën tuaj si prind dhe të qëndrojnë brenda kufijve të tyre. Duke ndjekur atë që keni thënë vazhdimisht, do të fitoni besimin e fëmijëve tuaj.
  • Bëhu një model për ta. E fundit por jo më pak e rëndësishme, praktikoni atë që predikoni. Mbani mend, fëmijët tuaj gjithmonë ju shohin!

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit