Të humbësh kile nuk është e lehtë dhe shumë prej nesh kanë tendencën të harrojnë ushqimet që na ndihmojnë në misionin tonë. E themi mision pasi është diçka që merr një kohë të gjatë dhe nuk mbaron kurrë. Rezultatet s’mund të jenë të menjëhershme, prandaj mos e zhgënjeni veten duke hequr dorë.

Më poshtë Shije ju rekomandon: 

Së pari janë frutat e thata. Hulumtimi i Universitetit Shtëtëror në Luiziana tregon se njerëzit që konsumojnë fruta të thata çdo ditë kanë 25% më pas gjasa që të jenë të shëndoshë. Konsumatorët e frutave të thata treguan një indeks më të ulët të trupit dhe nivele më të larta të kolesterolit të mirë.

Ju me siguri po thoni me vete: Kjo është një çmenduri! Por nuk është saktësisht kështu. Frutat e thata janë të pasura me proteina bimore, fibra dhe acide yndyrore të shëndetshme. Ato ju ngopin dhe largojnë ndjenjën e urisë. Ju do të hani më pak si rrjedhojë dhe do të humbni peshë në mënyrë më efektive.

100 gram fruta të thata në ditë ose 1/3 e filxhanit ju japin shumë vitamina, minerale dhe energjinë e nevojshme përgjatë gjithë ditës.

Këto 2 përbërës, të ziera dhe të marra para gjumit, sigurojnë një mënyrë më të lehtë për të humbur ato kilet e fundit shtesë:

Përbërësit:

  • 2 lugë mjaltë
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 250 ml ujë

Udhëzime:

  • Në një tenxhere zieni ujin. Shtoni kanellën dhe e lini për 2-3 minuta. Pas kësaj e hiqni dhe teksa ftohet, duhet t’i shtoni mjaltin.
  • Pini një gjysmë gotë para gjumit.

Ky ilaç gjithashtu ndihmon me:

  1. Infeksionet e fshikëzës së tëmthit
  2. Nivelet e larta të kolesterolit
  3. Sëmundjet e zemrës
  4. Artritin
  5. Përmirëson imunitetin tuaj
  6. Ftohjet
  7. Dhimbjet e stomakut
  8. Gripin
  9. Aknet në fytyrë
  10. Rënia e flokëve

Përshtati: A.Z 
Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit