Miti 1. Prerja e flokëve rregullisht do t’i bëjë ato të rriten më shpejt
Ky version është krejtësisht i gabuar. Shpejtësia e rritjes së flokëve varet direkt nga folikulat në kokë që mund të stimulohen me masazh, maska, vajra dhe vitamina. Duke i prerë flokët shpesh thjesht flokët duken më të shëndetshëm.

Miti 2. Duhet t’i lajmë flokët para se t’i presim
Shumë njerëz i lajnë flokët para se të shkojnë në një sallon bukurie për shkak të komplekseve që mund të kenë. Në fakt, parukieri duhet të shikojë të metat e flokut tuaj para se t’i presë dhe kjo bëhet e vështirë nëse ju i keni larë më parë.

Miti 3. Në mënyrë që të mbani flokët tuaj të shëndetshëm, ju duhet të përdorni kozmetikë profesionale 
Ky është një tjetër keqkuptim popullor. Natyrisht, ekziston një e vërtetë në të veçanërisht nëse zgjedh një produkt që përputhet me llojin e flokëve. Por një çmim i lartë nuk do të thotë gjithmonë se keni blerë një gjë të mirë. Me tepër duhet t’i kushtoni rëndësi përbërësve. Një shampo e mirë nuk duhet të përmbajë paraben ose ftalat.

Miti 4. Nëse i lani flokët çdo ditë, i dobësoni ato
Kjo ide popullore shkakton shumë dyshime dhe ha debat. Flokët e tua mund të dëmtohen jo sepse i lani ato, por për shkak se përdorni tharëse flokësh dhe kjo definitivisht i dëmton ato. Nëse përdorni një shampo të butë që nuk e heq sebumin natyral nga lëkura, nuk ka asnjë dëmtim.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit