Nëse mendoni se kafja është produkti i vetëm që përmban kafeinë, përpiquni të mos pini kafe dhe do ta kuptoni se kjo nuk është e vërtetë. Kafeina mund të gjendet gjithashtu edhe në çaj, pije energjike dhe çokollatë. Edhe çaji jeshil ose i bardhë ka kafeinë.

Simptomat e zakonshme të intolerancës ndaj saj: 

  • Rrahje të shpejtë të zemrës
  • Ankth
  • Pagjumësi
  • Nervozizëm
  • Shqetësim

Nëse mendoni se mund të keni një intolerancë ndaj kafeinës, kufizoni numrin e filxhanëve të çajit ose kafesë, ose pini kafe dekafeinato.

Mbani mend se intoleranca e ushqimit dhe alergjitë e ushqimit nuk janë të njëjtat gjëra. Në përgjithësi, simptomat e intolerancës së ushqimit nuk janë kërcënuese për jetën, por mund të jenë mjaft të pakëndshme. Ndonjëherë simptomat e një intolerance ushqimore mund të jenë kaq të lehta saqë as nuk mendoni mbase se keni intolerance ndaj një ushqimi të caktuar.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit