Në Shije kemi folur pafund për rutinën e përkujdesjes ndaj lëkurës, madje kemi dhënë shumë alternativa për maska natyrale të cilat janë shumë efektive, ndonëse me kosto të ulët.

Sot po ndalemi pak tek faqet magjepsëse të Dukeshës së Sussex. E kemi fjalën për Meghan Markle e cila padyshim ka edhe ajo sekretet e veta kur vjen puna tek lëkura rinore që ka.

Meghan ka një pasion të jashtëzakonshëm për shëndetin dhe bukurinë. Ajo është shprehur se bën ushtrime të fytyrës tek një nga estetistët e saj të preferuar Nichola Joss. Pas kësaj fytyra e Meghan është e skalitur dhe e qetësuar.

Ndërtimi i muskujve nën lëkurë ndihmon që fytyra të duket më e plotë, duke luftuar me humbjen e yndyrës dhe elasticitetit në fytyrë me kalimin e kohës.

Ushtrimet e fytyrës zgjerojnë dhe forcojnë muskujt e saj. Kështu fytyra bëhet e tonifikuar duke ju kthyer shumë vite pas dhe duke zvogëluar njëkohësisht shenjat e plakjes.

Por cilat janë disa nga ushtrimet që ju mund t’i bëni edhe në shtëpi?

  • Hapni gojën për të formuar një “O”, lëvizni buzën tuaj të sipërme mbi dhëmbë, buzëqeshni për të tërhequr muskujt e faqes.
  • Vendosni gishtat në pjesën e sipërme të faqes, lironi muskujt dhe pastaj përsëriteni sërish duke tërhequr muskujt e faqes.
  • Një tjetër është “Buzëqeshja e gdhendjes së gojës”: buzëqeshni pa dhëmbë, mbani buzët, detyroni muskujt e faqes të tërhiqen, vendosni gishtat në qoshet e gojës tuaj dhe rrëshqitini deri në pjesën e sipërme të faqeve. Mbajeni për 20 sekonda.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit