Janë disa pjata të cilat që me shikim të parë na kujtojnë Krishtlindjet, sidomos disa ëmbëlsira si panetone, pandoro apo panforte, recetën e së cilës do t’jua tregojmë sot. Çdo familje ka ëmbëlsirën e saj të preferuar të Krishtlindjeve dhe nga sot, ndoshta edhe panforte do të hyjë në këtë listë.

Përbërësit:

  • 260 gr bajame
  • 160 gr limon lëkurëtrashë i sheqerosur i prerë në kube
  • 160 gr lëkurë portokalli e sheqerosur e prerë në kube
  • 300 gr sheqer
  • 150 gr mjaltë
  • 160 gr miell 00
  • 0,4 gr arrë moskat
  • 0,4 gr karafil i bluar
  • 0,4 gr koriandër pluhur
  • 2 gr kanellë pluhur
  • 10 gr sheqer pluhur
  • pak sheqer pluhur për të spërkatur sipërfaqen
  •  

Përgatitja:

  • Për të përgatitur panforten, si fillim shtoni në tenxhere sheqerin dhe mjaltin dhe lërini të shkrijnë. Më pas transferojini në një tas qelqi. Shtoni lëkurën e sheqerosur të limonit, të portokallit dhe bajamet. Përziejini mirë dhe shtoni edhe miellin. Vazhdoni përzierjen.
  • Mos u shqetësoni nëse masa del pak ngjitëse, është normale. Vazhdoni shtoni kanellën, karafilin, korianderin dhe arrën moskat. Përziejini fort të gjitha.
  • Merrni një tepsi me diametër 20 cm dhe lyejeni me gjalpë. Më pas shtroni në të fletë pjekjeje, jo vetëm në bazë, por edhe tek anët. Vendosni ëmbëlsirën në tepsi dhe nivelojeni me shpinën e një luge të lagur. Lageni disa herë lugën gjatë procesit që të mos ngjisë. Më pas mbuloni gjithë sipërfaqen e panfortes me sheqer pluhur.
  • Piqeni në furrë të parangrohur në 220 gradë për 10 minuta. Më pas hiqeni nga furra dhe lëreni të vaket për disa minuta. Nuk duhet të ftohet plotësisht, pasi do të jetë e vështirë të dalë nga forma e tepsisë. Më pas hiqeni nga forma dhe spërkateni përsëri me sheqer pluhur.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit