Shumë njerëz dëshirojnë që flokët e tyre të rriten shumë shpejt. Për të arritur këtë, ata blejnë shumë produkte kozmetike që premtojnë rritjen e flokëve, që shpesh nuk japin efektin e dëshiruar. Për fat të mirë, ka një zgjidhje për këtë.

Ka një maskë e cila i bën flokët tuaj të rriten shumë shpejt, që ka përbërës tërësisht natyralë dhe pa efekte anësore.
 

Përbërësit:

  • 1 lugë çaji mustardë pluhur
  • 3 lugë çaji ujë të ngrohtë
  • 3 lugë çaji vaj ulliri
  • 1 vezë
     

Përgatitja:

  • Shtoni mustardën pluhur në një enë të vogël dhe më pas hidhni ujin e ngrohtë. Përziejini mirë, derisa të fitoni një lloj paste.
  • Më pas, hidhni në të vezën dhe vajin e ullirit dhe përziejini derisa të përftoni një masë homogjene. Aplikojeni atë vetëm në rrënjët e flokëve.
  • Flokët duhet të jenë të thatë dhe të palarë. Për t’iu dhënë akoma më shumë shkëlqim, mund të aplikoni mbi to edhe pak vaj kokosi.
  • Mbulojeni kokën me një peshqir dhe lëreni maskën të veprojë për rreth 5 minuta. Më pas, lajini flokët si zakonisht. Përsëriteni këtë procedurë, jo më shumë se një herë në javë.
  • Mund ta përdorni për një periudhë prej 5 deri në 7 javë për rezultate optimale.

Shënim: Nëse keni lëkurë të ndjeshme, duhet ta shmangni këtë maskë, sepse mund t’ju shkaktojë ndonjë reaksion alergjik.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit