Gjeli i detit tashmë është kthyer në simbol të festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Mbushja që do të përgatisim për të këtë fundvit është vërtet speciale sepse bashkon frutat e thata, komposton, shijen e mirë të mishit të salsiçes dhe shumë ingredientë të tjerë me shije. Le të shohim hap pas hapi përgatitjen e kësaj recete:

Përbërësit:

  • 1 gjel rreth 8 kg (për 15 persona)
  • 1,5 kg salsiçe derri
  • 200 gr boronica të kuqe
  • 300 gr fruta të thata
  • 200 gr arra
  • 300 gr komposto dardhe
  • 200 gr bukë e thekur e grirë
  • 2 vezë
  • 50 gr kripë
  • piper i zi

Për mbylljen:

  • 300 gr proshutë bacon
  • pak spango

 

Përgatitja:

  • Masazhojeni gjelin me vaj, kripë dhe piper për të paktën 10 minuta.
  • Përgatisni mbushjen: Vendosini gjithë përbërësit në një tas të madh dhe punojeni brumin me duar derisa të merrni një përbërje homogjene.
  • Mbusheni gjelin me masën dhe mbylleni me spango, më pas mbulojeni me feta bacon.
  • Parangrohni furrën në 220 gradë dhe piqeni për afro 6 orë duke kontrollluar herë pas here pjekjen.
  • Servireni me sallatë, salcë boronicash e kumbulla ose bukë me ullinj, perime integrale, susam e fara lulëkuqeje, bretzel, etj.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​