Që të mos bllokohet fshesa me korrent dhe vakum nga pluhuri dhe të mos keni shpërthime të tij në ambient, mësoni sesi duhet ta bëni një mirëmbajtje të vogël, por me shumë sukses. 

Lexoni disa prej tyre:

Kontrolloni qesen apo koshin shpesh
Koshi i fshesave me korrent apo qeset, duhet të ndërrohen nëse edhe në brendësi janë të veshur me pluhur. Për fshesat që janë pa qese të ndërrueshme, ju duhet ta shpëlani koshin shpesh dhe ta lini të thahet plotësisht, para se ta rivendosni.

Pastroni filtrat
Ndiqni udhëzimet e manualit, për të pastruar filtrat. Nëse ju ka humbur mund ta gjeni sërish në internet. Disa filtra thjesht mund të lahen me dorë dhe të thahen si çdo rrobë tjetër. Ndërsa disa filtra nuk mund të përdoren përsëri, si filtrat HEPA dhe duhet të zëvendësohen.

Pastroni pjesën e jashtme të fshesës me vakum
Përdorni edhe një furçë nëse është e nevojshme, për të hequr papastërtitë. Nëse ju e mbani fshesën me vakum të pastër nga brenda dhe jashtë dhe herë pas here kontrolloni komponentët kryesorë si furçën dhe rripin, ajo do të vazhdojë të bëjë ato vijat që thithin pluhurat për vitet që vijnë. 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit