Pra, zakonisht sezoni festiv është për të kaluar kohë me familjen, dhurata dhe të ngrënit e ushqimit të mirë. Por ka dhe diçka për të cilën njerëzit nuk flasin shumë. Janë detyrat e sezonit. Ka një nevojë të pastrohet çdo gjë, nuk ka më justifikim për të lënë rrobat e dimrit në fund të dollapit, vendosjen e perdeve të pastra dhe shumë të tjera.


Këtë vit ishte më e thjeshtë t’i mbaroje të gjitha. Kisha një mjet të ri që më ndihmoi për të gjitha, Hekurin me Kaldajë Philips PerfetCare Elite. Rrobat e dimrit ishin detyra e parë që përfundova. Shumica e rrobave të dimrit i kishim nxjerrë, por kishte dhe shumë të tjera që as nuk i mbaja mend që i kishim. Ishte shumë e thjeshtë t’i hekurosja të gjitha. Ndërkohë që po i hekurosja, po zgjidhja dhe disa që t’i dhuroja për bamirësi, sigurisht që do t’i hekurosja dhe ato. Madje edhe rrobat e vjetra dukeshin si të reja kur i hekurosje me Hekurin me Kaldajë Philips. Jam shumë mirënjohëse për teknologjinë OptimalTemp. Të kursen kaq shumë kohë. Pse? Sepse me këtë teknologji nuk ke më nevojë të renditësh rrobat nga më delikatet, që kërkojnë një temperaturë më të ulët, te të tjerat që kërkojnë një temperaturë më të lartë para se të fillosh të hekurosësh. Teknologjia OptimalTemp e Hekurit me Kaldajë Philips do të thotë që nuk ke opsion për temperaturë, pra hekuros të gjitha rrobat me një temperaturë optimale e cila garanton mos djegien e asnjërës prej tyre gjatë hekurosjes! Në fillim nuk isha e sigurt por e testova në një fustan të vjetër mëndafshi dhe nuk e dogji, thjesht e hekurosi në perfeksion.  


Gjithashtu ishte dhe shumë e thjeshtë të freskoja të gjitha xhaketat dhe xhupat e dimrit. Në shumicën përdora hekurosjen vertikale që të lejon Hekuri me Kaldajë duke qenë se donin thjesht një rifreskim nga gjithë koha që kanë ndenjur mbyllur ne dollap. Avulli i Hekurit me Kaldajë është aq i fuqishëm saqë mund të depërtojë në çdo copë dhe të hekurosë rastet më të vështira. Nuk e di se çfarë fytyre po bëja në ato momente, por bashkëshorti im më pyeti nëse po argëtohesha. :D sigurisht që po argëtohesha duke qenë se nuk po vrisja mendjen a ishte e saktë temperatura ose nëse po digjja gjë. Nuk isha duke vrapuar gjithë kohës që të mbushja hekurin me ujë dhe hekuri nuk lëshonte ujë gjithë kohës mbi rroba. Harrova t’ju them që ky vogëlush ka një depozitë uji 1.8 L të çmontueshme dhe vetëm me një të mbushur mbarova gjithë rrobat e dimrit. 
 


Tani do t’ju tregoj për idenë gjeniale që më erdhi dhe sa shumë u argëtova kur e bëra. Perdet! Për mua ka qenë gjithmonë bezdi të hekuros perdet duke qenë se janë shumë të mëdha dhe gjithmonë ngatërrohem. Kur i vendosja gjeja gjithmonë rrudha që më kishin shpëtuar. E dini çfarë bëra? I hekurosa pasi i kisha vendosur ato. Hekuri me Kaldajë ka një lëshim avulli aq të fuqishëm saqë të lejon të hekurosësh vertikalisht. Po, e përdora te perdet! Për herë të parë në jetën time kjo detyrë nuk ishte e vështirë dhe perdet nuk kishin rrudha. Jam shumë e lumtur për këtë.


Sinqerisht e konsideroj këtë si një investim për mua dhe familjen time. Hekuri me Kaldajë Philips ka një periudhë testimi prej 60 ditësh. Të gjitha ju duhet ta provoni dhe të kuptoni se çfarë ju ka munguar në punët më normale të shtëpisë. Nëse jeni të interesuara hidhini një sy faqes zyrtare http://www.ironing.philips.com.al/ ose shihni faqet e Neptun dhe Globe.