Atmosfera e Krishtlindjeve përveç zbukurimeve të ndryshme, ndihet edhe në ushqimet që hamë. Prandaj Shije ju propozon sot recetën e disa biskotave fantastike me copëza çokollate.

Duhet t’i provoni!

Përbërësit:

  • 1 kg miell për ëmbëlsira
  • 200 gram copëza çokollatash (blihen të gatshme për shembull tek Neranxi)
  • ½ filxhan me vaj
  • 2 vezë

Përgatitja:

  • Në një enë të madhe shtoni miellin, çokollatën dhe vajin. Shtoni vezët dhe e përzieni mirë.
  • Kaq ishte! Tani merrni një lugë akulloreje (në mungesë të saj përdorni një lugë të zakonshme), merrni nga brumi i biskotave dhe i vendosni në një tavë. Kujdesuni që më parë të keni shtruar një letër kuzhine dhe biskotat të kenë një distancë nga njëra tjetra.
  • I fusni në furrë për 12 minuta, në temperaturë 180 gradë celsius. Biskotat janë gati.

Shijojini dhe ndajini me miqtë tuaj. Festat për këtë janë, të na afrojnë me njerëzit dhe të dhurojmë dashuri!

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​