Ndoshta i keni provuar japrakët me lakër, por në variantin me oriz. Sot do ta përgatisim mbushjen e tyre me mishin e salsiçeve dhe do t’i zhysim në salcë duke përftuar një shije që vështirë të mos ju pëlqejë.

Përbërësit:

  • 4 gjethe lakre
  • 1 qepë
  • 1 thelpi hudhër
  • 400 gr domatesh
  • vaj ulliri e.v
  • piper
  • salsiçe
  • 150 gr djathë fontina (pak më i butë se kaçkavalli)
  • 2-3 lugë gjelle bukë e grirë e thekur
  • 2-3 lugë gjelle parmixhano i grirë
  • 1 vezë
  • kripë

Përgatitja:

  • Për mbushjen e japrakëve skuqni salsiçet me pak vaj, hudhrën dhe qepën e grirë. Salsiçeve ua keni hequr lëkurën paraprakisht dhe i keni shtypur me piurn. Hiqini nga zjarri më pas dhe lërini të ftohen. Në një tas shtoni bukën e grirë të thekur, parmixhanon dhe vezën.
  • Shtoni salsiçen e skuqur, piper dhe pak arrë moskat nëse dëshironi. Punojeni brumin me duar. Jepuni një valë gjetheve të lakrës dhe lërini të ftohen.
  • Mbushini ato me përgatitjen e salsiçeve dhe mbyllini duke i lidhur me fill kuzhine. Vendosini në një tigan me pak vaj dhe pak verë të bardhë. Pasi vera të ketë avulluar, shtoni dhe pak ujë e salcën e domateve. Gatuajini për 15 minuta me kapak.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​