DASHI 21. mars – 20. prill

Çështjet e zemrës do shkojnë me se miri gjate kësaj jave. Edhe ata qe kane pasur probleme serioze mund ta konsolidojnë lidhjen. Beqaret duhet te mendohen mire para se te fillojnë një angazhim sepse ka disa gjera qe do ndryshojnë ne jetën e tyre. Ne planin financiar nuk do keni fat kështu qe bëni medoemos një riorganizim te buxhetit dhe shmangni shpenzimet. Shëndeti do jete përgjithësisht i mire vetëm se hera herës mund te ndiheni pak nervoze. Mos u shqetësoni. Ne pune do keni ide shume te mira qe duhet t’ua propozoni shefave. Mos u druani por shprehuni sa me lirisht. Ata do iu vlerësojnë jashtëzakonisht. Marrëdhënia me familjaret do te ekuilibrohet.

 

DEMI 21. prill – 21. maj

Kjo jave do shkoje ashtu si e kishit menduar ju qe jeni ne një lidhje. Do e ndieni nevojën për te ndare ndjenjat dhe mendimet me partnerin. Bashkëpunimi do te përforcohet. Periudhe e trazuar për beqaret. Është mire te mos angazhoheni sepse gjërat nuk do shkojnë aspak mire. Influenca e yjeve do jete pozitive për planin financiar. Përfitoni sa me shume për te kryer transaksione te rëndësishme. Shëndeti do jete i mire. Do jeni dinamike dhe plot energji. Nuk do prekeni as nga viroza e stinës. Ne pune do jeni ambicioze dhe te vendosur. Do e arrini me shpejt sesa kishit menduar objektivin tuaj. ka mundësi te merrni edhe ndonjë shpërblim. Familja do te shkoje me se miri.

 

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Jeta juaj ne çift do jete shume e ndërlikuar gjate kësaj jave. Do keni edhe përballje te forta me partnerin te cilat mund t’iu çojnë edhe ne marrjen e vendimeve te rëndësishme. Beqaret nga ana tjetër do jene me fat dhe do mund te takojnë persona shume te veçante. Mos kërkoni vetëm një aventure, por përqendrohuni tek një lidhje serioze dhe e qëndrueshme. Financat do kenë përmirësime te ndjeshme dhe te papritura. Shëndeti nuk do jete problematik. Do ndiheni ne forme dhe energjitë nuk do iu mungojnë. Qartësojini gjerat ne planin profesional ne mënyrë qe edhe e ardhmja te jete e siguruar. Nëse nuk e bëni, keni për te humbur shume. Familja nuk do ketë probleme.

 

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Nen influencën e Jupiterit do keni një jete shume te qete ne çift gjate kësaj jave. Do bashkëpunoni mjaft me atë qe keni ne krah dhe gëzimi do ua pushtoje edhe njëherë tjetër shpirtrat. Edhe jeta sentimentale e beqareve do jete e animuar. Do keni disa surpriza shume te këndshme qe do ua shtojnë dëshirën për te jetuar. Shpenzojini me kursim paratë sepse situata financiare nuk është aspak e favorshme. Venusi do ndikoje tek shëndeti. Ne përgjithësi ai do jete i mire por mos abuzoni aspak me lodhjen. Ne pune askush dhe asgjë nuk do iu pengoje te shkoni atje ku keni synuar gjithmonë. Përgatituni për sukses. Marrëdhënia me familjaret do te përmirësohet ndjeshëm.

 

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Hëna do ndikoje mjaft pozitivisht ne jetën tuaj sentimentale sot. Do kaloni një jave mjaft harmonike dhe te mbushur me surpriza. Beqaret do jene sharmante dhe do mund te realizojnë një takim mbresëlënës. Me ne fund do përjetoni emocionet qe kishit pritur prej kohesh. Tregohuni sa me te matur me financat. Situata nuk do jete aspak e favorshme dhe gabimi me i vogël mund t’iu kushtoje. Me shëndetin mund te keni shqetësime te vogla. Merrni masa por mos abuzoni me medikamentet. Jeta profesionale do jete e privilegjuar. Ju do merrni shume iniciativa dhe do i arrini objektivat qe i kishit vene vetes. Tensioni do mbizotërojë ne familje.

 

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Periudhe shume bukur pritet te vije për jetën tuaj ne çift. Shume nga dëshirat tuaja do mund te realizohen Do jeni sensuale dhe do abuzoni me aftësinë joshëse. Ai qe keni ne krah do iu pëlqejë aq shume saqë as qe do i shkoje mendja për te pare dike tjetër. Beqaret duhet te bëjnë edhe pak durim. Një nga takimet qe do bëni këtë jave do mund te kthehet ne një lidhje mjaft interesante. periudhe e favorshme për te organizuar financat. Mos hezitoni as te bëni ndonjë transaksion. Shëndeti do shkoje shume mire, madje edhe ata qe kane pasur probleme do te shërohen plotësisht. Ne pune do jeni shume te zotet dhe me ide te qarta. Do merrni edhe disa vendime te rëndësishme te cilat mund te ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen tuaj. Për familjen duhet te kujdeseni me shume.

 

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Jave e bukur për te gjithë te dashuruarit. Do jeni sa pasiononte aq edhe te arsyeshëm. Do arrini te rregulloni edhe disa probleme te mëdha qe keni pasur dhe qe ua kishin turbulluar jetën. Yjet do ndikojnë pozitivisht tek jeta sentimentale e beqareve. Me ne fund do krijoni edhe ju një lidhje te sinqerte dhe te bukur. Me financat do keni goxha probleme. Kërkoni ndihme nëse nuk ia dilni dot vete. Mos neglizhoni asgjë qe ka lidhje me shëndetin sepse do keni shqetësime. Kushtojini me shume kujdes higjienës personale. Ne planin profesional do keni një surprize shume te bukur. Kënaqësitë qe do përjetoni do jete te papërshkrueshme. Familja do shkoje me se miri.

 

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Mjedisi yjor do te provokoje tension ne lidhjen tuaj gjate kësaj jave. Tregohuni te matur me çdo gjë qe do thoni ne mënyrë qe te mos keni probleme te mëdha. Për beqaret do jete një periudhe pozitive. Do e ndieni gjithnjë e me shume nevojën e dikujt dhe papritur ai do te shfaqet si me magji. Financat do kenë tronditje dhe përkeqësime. Ulni sa me shpejt shpenzimet e mëdha dhe mos bëni asheje transaksion. Kujdesuni më shume për higjienën gjate kësaj kohe ne mënyrë qe te keni shëndet me te mire. Edhe pse puna ne ekip nuk iu pëlqen aspak, do jeni te detyruar ta pranoni. Beni durim dhe do e shihni qe arrini me shume sesa te ishit vete. Familja do jete e qete.

 

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Projektet e përbashkëta do iu afrojnë edhe me shume me njeri-tjetrin gjate kësaj jave. Lidhja juaj do behet me e forte dhe me e këndshme. Beqaret mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare. Gjithsesi tregohuni vigjilente dhe mos bëni asgjë pa reflektuar mire. Me shume se kurrë do jeni te vendosur t’i menaxhoni me kujdes financat. Do ia dilni mbanë me sukses. Shëndeti nuk do jete dhe aq i mire. Do keni probleme me gjumin. Shmangni leximin e librave qe iu prekin, debatet apo edhe televizorin. Pengesat ne pune nuk do ua ndërpresin vrullin, përkundrazi ato mund te jene një shtyse qe ju te shkoni edhe me lart. Familja do iu sjelle mjaft kënaqësi.

 

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Heshtja do jete armikja me e keqe e jetës suaj ne çift gjate kësaj jave. Edhe pse nuk jeni tip qe shpreheni shume duhet te bëni çmos t’i thoni ato qe mendoni. Beqaret do jene me te privilegjuar. Jo vetëm qe do takoni dike te veçante por do ia kaloni për mrekulli se bashku. Buxheti do filloje te përmirësohet ndjeshëm. Kjo nuk do te thotë qe ju duhet te shpenzoni pa limit. Nëse keni ndonjë problem te vogël shëndetësor përdorni çaj apo ilaçe bimore, mos e teproni me medikamentet. Kushtojuni pak me shume vëmendje sida problemeve financiare qe do iu dalin para. Shmangni krijimin e një atmosfere te zymte. Familja nuk di jete asnjë problem.

 

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Tregohuni me tolerante dhe te kuptueshëm me partnerin tuaj gjate kësaj jave. Lëreni atë te shprehe mendimet e tij dhe mos i kërkoni te beje sakrifica te mëdha. Beqaret do jene magnetike dhe te par rezistueshëm. Me ne fund do keni një takim interesant me dike qe do iu beje te lumtur. Mos e humbisni! Financat do jene me te mira sesa ju mendonit. Shpenzoni me maturi. Periudhe e favorshme për te nisur ndonjë diete dobësuese. Merruni edhe pak me shume me sport. Ne pune do harxhoni gjithë energjinë qe keni por do ecni goxha para. Shume shpejt do arrini edhe suksesin e shume pritur. Kushtojini pak me shume vëmendje familjareve. Do kenë nevoje për ju.

 

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Fale influencës se madhe te planetëve ata qe janë ne një lidhje do kenë disa probleme. Nuk do bini dakord ne shume pika me partnerin dhe kjo do sjelle debate. Beni kujdes! Flirtet dhe aventurat do jene te shumta për beqaret. Gjithsesi tregohuni sa me diskrete dhe mos iu tregoni gjithçka personave qe do njihni. Me financat gjerat nuk do shkojnë shume mire. Tregohuni realiste dhe mos shpenzoni kuturu. Shëndeti nuk do jete shume i mire. Do keni disa probleme nervore dhe anemike. Kujdesuni me shume për veten tuaj dhe sidomos me ushqimin. Ne pune do hidhni goxha hapa para, por mundohuni te ruani modestinë, mos u bëni mendjemëdhenj. Familja mire.

/Burimi: Horoskopi shqip/