Për të parandaluar transmetimin e sëmundjes së HIV-it te fëmijët, të gjitha nënat shtatzënë në Shqipëri, janë të detyruara të bëjnë analizat.

Duke filluar nga 1 janari të gjitha gratë shtatzënë duhet të drejtohen drejt qendrave shëndetësore për t’u pajisur me një kartë ku do të kenë të listuara të gjitha analizat e nevojshme për t’u bërë gjatë kohës që janë në pritje të foshnjës.

Edhe pse nuk është detyrim ligjor, gratë shtatzëna mund të penalizohen nga moskryerja e kësaj analize, duke mospërfituar raporte mjekësore.

Sipas ekspertëve, testimi vullnetar i shqiptarëve ndaj virusit të HIV/AIDS mbetet në shifra të ulëta.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​