Duke qenë se vetëm rreth 10% e popullsisë së përgjithshme, ka diçka të jashtëzakonshme rreth tyre, njerëz të mrekullueshëm si Leonardo da Vinçi, Bill Gates, Aristoteli dhe Marie Curie kanë shkruajtur me dorën e majtë.

Më poshtë ju rendisim disa fakte të mahnitshme për njerëzit që shkruajnë me dorën e majtë dhe çfarë i bën ata me të vërtetë të veçantë:

Një gjeni ka më shumë gjasa të jetë një që shkruan me dorën e majtë
Nuk është çudi që Albert Ajnshtajni ishte një i tillë. Ndërsa të majtët përbëjnë vetëm 10% të të gjithë popullsisë, 20% e të gjithë anëtarëve të MENSA - shoqërisë më të madhe dhe më të vjetër në botë të njerëzve me koeficent inteligjence të lartë, u gjetën të ishin të tillë. 

Janë artistë më të mirë
Janë fantastikë kur bëhet fjalë për kreativitet. Janë të prirur për tu tërhequr më shumë pas artit, muzikës, sportit edhe në fushat e ndryshme të teknologjisë informatike.

Janë të suksesshëm për t'u bërë presidentë të SHBA-ve
Presidenti Obama, Bill Clinton dhe George H.W. Bush ishin të gjithë që shkruanin me të majtën dhe kështu ishin edhe presidentët Gerald Ford, James Garfield dhe Harry Truman.

Ata kanë një avantazh në sporte
Kur lojtarët e djathtë përballen me një kundërshtar të majtë, ata janë të papërgatitur. Nga ana tjetër, lojtari i majtë është i përgatitur për një kundërshtar të djathtë.

Ata janë luftëtarë të mirë
Në një studim francez të vitit 2005, hulumtuesit zbuluan se në shoqëritë paqësore, ata që shkruanin me dorën e majtë përbënin vetëm rreth 3% të popullsisë, ndërsa numri i tyre u rritën deri në 27% në zonat luftarake. Shkencëtarët supozojnë se arsyeja që qëndron pas kësaj mospërputhjeje është fakti që “majtistët” kanë një avantazh fizik për shkak të goditjes së tyre të papritur me të majtën.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​