Për një zgjim të ëmbël dhe një vakt zemre të shijshëm, kjo është receta e kekut me karota dhe kokos dhe me një vel salce të ëmbël sipër. Për përgatitjen e kësaj salce, gjalpi duhet të jetë i butë, thuajse gati i shkrirë, por jo i ngrohtë.

Përbërësit:

  • 500 gr karota të grira
  • 230 ml vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 300 gr sheqer kokosi
  • 150 gr sheqer kane
  • 4 vezë
  • 2 lugë kafeje kanelle
  • 2 lugë kafeje xhinxher pluhur
  • 350 gr miell orizi
  • 100 gr kokos i grirë
  • 10 gr bikarbonat (sodë)
  • 1 lugë e vogël kripë
  • 10 gr maja pluhur
  • gjalpë për salcën
  • 50 gr djathë kremoz
  • 20 gr gjalpë i shkrirë
  • 260 gr sheqer pluhur
  • 20 ml qumësht
  • 75 gr lajthi

 

Përgatitja:

  • Lyeni me gjalpë një tavë 30 cm dhe parangrohni furrën në 180 gradë. Rrihni vajin me sheqerin e kokosit dhe sheqerin e kanës. Shtoni vezët një nga një, më pas erëzat dhe kripën. Përzieni në një tas miellin, kokosin pluhur, bikarbonatin dhe  majanë.  Bashkojini bashkë të dy përgatitjet, shtoni dhe karotat dhe përziejini.
  • Hidheni masën në tepsi dhe piqeni për 50 minuta. Lëreni të ftohet dhe lëreni në frigorifer për të paktën dy orë para se t’i përgatisni salcën.
  • Përgatisni salcën kremoze: rrihni gjalpin me djathin kremoz dhe sheqerin pluhur, përziejini mirë. Shtoni qumështin dhe përziejini përsëri.
  • Përhapeni kremin mbi tortën dhe sipër vendosni lajthitë e prera në copëza të mëdha.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​