Nga Lira Gjika/Gjatë pubertetit, djali apo vajza, nuk janë të kënaqur me imazhin e tyre. Ndodh që janë të pakënaqur nga pamja e tyre ndihen të fryrë, të ndrojtur, të pasigurt. Është pikërisht momenti kur fillon ndryshimi që do të çojë në maturimin seksual. Rriten organet seksuale dhe verifikohen ndryshime të thella në nivel fizik. Rritet pushi nën sqetull dhe në zonën pubike, zhvillohet gjiri te femrat dhe në fytyrën e djemve fillon të shfaqet mjekra.

Karakteristikë e pubertetit është dëshira të unifikohet me grupin e moshatarëve dhe të jetë pjesë e grupit të tij. Vajzat ndihen të pakënaqura nëse u vijnë menstruacionet përpara shoqeve ose kur gjiri u rritet përpara apo e fundit nga shoqet e grupit. Edhe te djemtë shfaqja e qimeve në zonën pubike dhe dimensionet e organit seksual mund të krijojnë të njëjtat pakënaqësi dhe shqetësime.

Elemente të bezdive të mëtejshme janë shkaktuar shpesh nga pasiguria e zërit dhe shfaqja e akneve dhe puçrave në fytyrë. Janë shumë pak djem dhe vajza që marrin në konsideratë mundësinë ti drejtohen mjekut për të përballuar e zgjidhur këto shqetësime. Edhe pse kjo mundësi u sugjerohet nga prindërit. Zakonisht problemet në pamje të parë fizike, në të vërtetë maskojë marrëdhënie problematike ndërmjet adoleshentit, familjes dhe ambientit jashtë familjes (shokët, shkolla etj).