Të gjithë e dimë se çokollata e zezë, sidomos ajo me 70% kakao ose më shumë, është shumë e mirë për shëndetin. Gjithsesi, ajo kushton më shumë se çokollata me qumësht dhe shpesh kemi dyshime për përbërësit e saj.

Por a mund të përgatitet çokollata e zezë në kuzhinën e shtëpisë? Sigurisht që po. Madje, ju keni në duar një produkt të sigurt duke kursyer edhe para.  Të mos flasim për shijen pastaj. Megjithatë, mos harroni që konsumi i saj duhet të jetë gjithmonë i moderuar.

Çokollata e zezë na përmirëson humorin, ndihmon në rritjen e niveleve të kimikateve të trurit që na bëjnë të ndihemi mirë dhe të lumtur. Përmirëson funksionet e trurit, redukton stresin dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjve të zemrës.

Përbërësit:

  • 1 gotë kakao pluhur (100%kakao)
  • ½ gote vaj kokosi
  • 4 lugë gjelle mjaltë (organik)
  • ½ lugë çaji ekstrakt vaniljeje
  • pak kripë deti

Udhëzime:

  • Në një tenxhere të vogël, në nxehtësi të ulët, shkrini vajin e kokosit, mjaltin, kakaon dhe ekstraktin e vaniljes. Përziejini derisa gjithë përbërësit të kombinohen mirë.
  • Vendoseni masën në formën tuaj të preferuar të kallëpit.
  • Lëreni për disa minuta në ngrirje derisa të forcohet.
  • Më pas hiqeni nga kallëpi, vendoseni në një kontenier që mbyllet hermetikisht dhe ruajeni në frigorifer.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​