Përbërësit:

  1. 150 gr majonezë
  2. 150 gr jogurt grek
  3. 1 lugë e vogël uthull
  4. gjysmë lugë e vogël mustardë
  5. 500 gr lakër e bardhë
  6. 2 karota
  7. 1 dardhë
  8. Rrush të thatë ose kopër sipas dëshirës

Përgatitja:

Prisni julienne (në shirita gjatësorë) lakrën dhe karotat. Prisni dardhët në kubikë dhe prisni përgjysmë kokrrat e rrushit. Në një tas rrihni majonezën, jogurtin, uthullën dhe mustardën për 10 minuta. Ia shtojmë sallatës salcën e përgatitur, shtojmë dhe ca gjethe koper dhe e përziejmë mirë.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​