Në Itali ka pak ditë që është publikuar ky libër me 227 receta gatimi dhe 78 masterchefa me yjet e kuzhinës botërore. Mes tyre, është edhe Altin Prenga me dy recetat e tij. 

 Altini nuk ka shkruar thjesht dy pjata kuzhine, por është munduar të tejçojë kudo vlerat u ushqimit dhe traditën që nga Arbëreshët.

Receta e parë është një pjatë me dromesat (pjatë e lashtë Arbëreshe) por që gatuhet dhe në Shqipëri me Mishavinë, dhathë i Lepushës së Kelmendit. Receta e dytë është sorbeto me shegë të egër. Shega e egër është thesar që nuk shfrytëzohet por e gjen masivisht në Lezhë dhe Shkodër.

S’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë sa më shumë suksese Altinit ose Altinit të “Mrizit të Zanave” siç e njeh gjithkush, e të jemi falenderues për faktin që ngre gjithnjë e më lart, traditën e gatimit shqiptar! 

Burimi: Newsbomb.al