1. Ushtrohuni në natyrë.
Një shëtitje e mirë në mëngjes ose në mbrëmje, në një park familjar mund të të bëjë mrekulli. Bëni ecje të ngadalshme ose çiklizëm është padyshim mënyra më e mirë për të djegur kaloritë e tepërta.

2. Ushqimet me pak kalori
Nëse nuk e dini, disa ushqime mund t'ju ndihmojnë të humbni peshë. Patatja e ëmbël është një mundësi pasi përmban shumë fibra, kështu që ju bën të ndiheni më të plotësuar gjatë ditës. Spinaqi është gjithashtu mjaft i shëndetshëm. Dhe mos harroni mollët. Janë më të mirat e mundshme.

3. Organizim i vakteve 
Njerëzit nuk mund ta frenojnë veten me ushqimin gjatë periudhës së festave, por për t'u siguruar që nuk do e teproni, duhet të jeni të përgatitur për të ngrënë mëngjes që metabolizmi juaj të jetë në rregull. Kryesisht gjatë kësaj periudhe zgjidhni të ushqeheni me proteina.

4. Mos u stresoni
Padyshim që kjo periudhë e zënë e vitit mund të jetë krejtësisht stresuese, e cila përfundon duke marrë edhe disa kile të teperta. Stresi e bën trupin tuaj të mbajë yndyrë dhe nivelet e hormonit tuaj të urisë të rriten.

Mos harroni të pushoni. Gjumi i natës është i rëndësishëm. Ju patjetër do të luftoni stresin dhe do të bëni zgjedhje më të mira të ushqimit pasi të jeni të ngopur me gjumë.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​