E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Soiree”, Marsela Çibukaj iu bashkua bashkëbisedimit rreth festave dhe dhuratave. Këngëtarja tregoi se si i bën vetes çdo vit një premtim dhe përfundon duke e shkelur me të dyja këmbët.

 

“Unë kam vite që nuk i festoj festat pranë familjes. Një premtim që ia bëj gjithmonë vetes, por vjen fundi i vitit dhe preferoj të lë disa para mënjanë për ta më shumë sesa të jem pranë tyre.”
 
Më tutje, Çibukaj u shpreh:

“Faktikisht, është një dhimbje kjo e fundvitit që e jetoj mes melankolisë dhe mungesës së familjes. Festë është kur ke gjithnjë familjen afër.”

Fundviti është i mbushur me impenjime për artisten, gjë që e mban larg familjes./Anabel.al/