Sipas dietologes Blerina Bombaj, pas moshës 40 vjeç njerëzit shtojnë nga 1-2 kg çdo vit dhe gjysma e këtyre kilogramëve shtohen pikërisht për festa. Nëse ju do të keni kujdes të ekuilibroni mirë “tepricat” e kalorive me ushqime pa shumë kalori siç janë sallatat, mund të shpëtoni nga ky kurth.

Për t’i dhënë një pikë më shumë sallatave, ne ju zbulojme një nga sekretet tona, salcat e sallatave me uthull molle. Ne përdorim uthull molle organike, sepse siç e dini, mollët përthithin shumë pesticide.

Receta e salcës
Për 200 ml salcë: 

  • Vaj ulliri 120 ml
  • Uthull molle 40 ml
  • Lëng portokalli 40 ml
  • Kripë, piper, (mund të shtoni edhe pak xhinxher të freskët)

Udhëzime: 

  • I bluani të gjitha bashkë, duke shtuar vajin e ullirit gradualisht.

Marrë nga dietologia Blerina Bombaj 
Redaktoi: Stafi Shije