Ky lloj kadaifi do t’ju rikthejë dhe një herë në kohën e festave ku gjithçka shijohej në maksimum, ndaj blini pak kadaif, pak peta bakllavaje dhe gatuajeni këto ditë para se 2019 të na trokasë. 

Përbërësit:

  • 250 gr kadaif
  • 200 gr lajthi (ose arra të copëtuara)
  • 200 gr gjalpë
  • 12 petë të gatshme (bakllavaje)


Për shurupin:

  • 2 gota sheqer
  • 1 lugë çaji lëng limoni
  • 3 gota ujë
  • 1 lugë çaji kanellë (sipas dëshirës)


Përgatitja:

  • Copëtoni kadaifin dhe shtoni mbi të lajthitë e grira imët (ose arrat) dhe përziejini që të kombinohen.
  • Hapni dy petë bakllavaje dhe shtoni mbi sipërfaqen e tyre kadaifin. Mbështilleni në formë roleje dhe prejini në copa mesatare.
  • Ndiqni të njëjtën procedurë edhe me petët e tjera dhe më pas renditini në një enë për pjekje. Shkrini gjalpin dhe hidheni mbi to.
  • Vendosini në furrë të piqen në temperaturën 150 gradë Celcius, derisa të marrin një ngjyrë të artë në kafe.
  • Ndërkohë, shtoni në një tenxhere ujin, sheqerin, lëngun e limonit dhe kanellën për shije dhe aromë më të mirë.
  • Lëreni të ziejë për rreth 30 minuta dhe largojeni shurupin nga zjarri. Më pas, largojini nga furra dhe dhe hidhni mbi të shurupin e përgatitur.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​