Mendimi i parë që të vjen në mend pasi vendos të mbash dietë është: A do t’i shtoj kilogramët e humbur pasi ta ndërpres?

Nëse ju bëni dietën e duhur, që do të thotë të ushqeheni shëndetshëm, shpesh dhe pak, me larmi dhe orar, me lëvizje dhe hidratim optimal, atëherë mbajtja e peshës është e thjeshtë.

Ja përse:

  • Kilogramët nuk shtohen brenda ditës
  • Gjithkush e kupton që ka ngrënë më shumë, mjafton të peshohet çdo javë
  • Nëse ruani zakonet e fituara gjate dietës duke ngrëne gjithmonë mëngjes dhe respektuar oraret, nuk ka pse ta ekzagjeroni.
  • Këtu aktiviteti fizik merr rol akoma më të rëndësishëm. Ndihmon shumë më tepër në mbajtjen e peshës sesa në rrëzimin e saj!
  • Vazhdoni të jeni të motivuar. Kujtoni gjithmonë sa shume sukses keni arritur! Ky është çelesi i suksesit të disiplinimit. Se në fund të fundit, edhe ushqimi kërkon disiplinë.  

Marrë nga dietologia Blerina Bombaj
Redaktoi: Stafi Shije