Si ju duket ideja për të përgatitur gjeldeti të mbushur dhe mish qingji me pilaf mbrëmjen e 31 dhjetorit? Nëse po, ja tek e keni recetën nga shef Renato Mekolli. Ju bëftë mirë! 

Gjel deti i mbushur

Përbërësit:

  • 1 gjeldeti
  • 500 gr mish viçi i grirë
  • 50 gr oriz
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 100 gr arra të qëruara
  • 100 gr stika të qëruara
  • 2 domate
  • 3 portokaj
  • 5 thelpinj hudhra
  • 3 shkopinj kanellë
  • 2 tufa majdanoz
  • 1 lugë kafeje piper të zi
  • Pak piper
  • 50 ml vaj ulliri

Udhëzime për përgatitjen: 

  • Vendosim në tenxhere vajin e ullirit së bashku me hudhrat dhe qepën e grirë, arrat, stikat dhe i skuqim ato në zjarr të ngadaltë. Sa pa marrë ngjyrë shtojmë mishin e grirë, kanellën, piperin e zi, kripën dhe i përziejmë për 20 min.
  • E shuajmë me lëngun e portokallit dhe i shtojmë mjaltin, domatet, majdanozin dhe i përziejmë për 10 min.
  • Pastrojmë gjelin e detit nga jashtë dhe brenda. I shtojmë brenda masën e përgatitur më sipër. E qepim me kujdes që të mos dali masa dhe e vendosim në tavë. I hedhim kripë dhe e lyejmë me mjaltë, vaj ulliri dhe lëngun e portokajve.
  • E mbyllim mirë tavën me letër alumini dhe e fusim në  sobën me 180 gradë. Pas 3 orësh ngremë temperaturat deri në 200 gradë. E lëmë në furrë edhe për 10 min të tjera derisa të marrë ngjyrë të artë.

Mish qengji me pilaf

Përbërësit

  • 500 gr mish qengji
  • 2 gota uji oriz për pilaf
  • Gjysmë karote
  • 2 gjethe dafine
  • 1 kërcell rozmarine
  • Kripë
  • Piper
  • Pak vaj ulliri

Udhëzime për përgatitjen: 

  • Presim mishin në kube të mëdha ose në 4 racione. E vendosim të ziejë në një tenxhere së bashku me rozmarinën dafinën dhe hudhrat. I lëmë të ziejnë derisa mishi të zbutet.
  • Heqim mishin nga lëngu dhe e lëmë në një tigan derisa të marrë ngjyrë dhe e largojmë. Në tiganin ku kemi lënë mishin skuqim për pak edhe orizin.
  • Më pas bashkojmë mishin dhe orizin në një tenxhere dhe i lëmë në zjarr të ulët për disa minuta./revistawho.com