Lëngu i qitros përmirëson qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin, madje edhe në tru. Si rrjedhojë, trupi juaj ngrohet më shpejt dhe superon çdo problem, që lind nga tensioni i lartë.
Sipas një eksperimenti të kryer me persona që kanë ndjeshmëri të lartë nga i ftohti apo persona që i kanë vazhdimisht duart dhe këmbët e ftohta, rezultoi se pas konsumimit të lëngut të qitros filluan të ngrohen më shpejt. Sipas ekspertëve, kjo ndodh si rrjedhojë e përmirësimit të qarkullimit të gjakut në të gjithë trupin. Përveçse ju mbron nga i ftohti, lëngu i qitros parandalon dhe goditjet e forta që mund të pësojë organizmi dhe zemra nga tensioni i lartë.
Pini një gotë lëng qitroje çdo ditë, për të mbajtur larg të ftohtin dhe tensionin e lartë.