Pavarësisht nëse e grini vetë apo e blini atë të gatshëm në dyqan apo te kasapi, mishi i grirë është një ndër gjërat më të përdorshme në kuzhinë. Ju duhet të dini disa gjëra për përdorimin e tij, të cilat në fakt do t’u japin përgjigje mbase shumë pyetjeve të mundshme.

1. Edhe në qoftë se i ndryshon ngjyra, mishi i grirë mund të konsumohet
Edhe pse mund të mos duket tërheqëse për syrin, edhe kur ndryshon ngjyrë, mishi i grirë mund të konsumohet për aq kohë sa është ruajtur siç duhet dhe nëse konsumohet brenda një periudhe të sigurt kohe.

2. Ngrijeni pjesërisht përpara se ta grini vetë
Çelësi i grirjes së mishit në shtëpi në një procesor ushqimor është mbajtja e çdo gjëjë shumë të ftohtë. Ngrini copat e mishit për 20 deri në 30 minuta, në mënyrë që kubet e mishit në skaje dhe qoshe të ndjehen të ngurtësuar, por në mes të jenë ende të përpunueshëm.

3. Kriposeni mishin pak para se ta nxehni
Kripa ka një ndikim të madh në cilësinë dhe teksturën e mishit të grirë. Kur përdoret shumë shpejt, ajo prish proteinat në mishin e viçit, duke bërë që në fund të kemi në produkt të ashpërr. Kur mishi i viçit i grirë është kripur pak para se të nxehet, ka më shumë gjasa që të zbutet dhe të shkërmoqet lirshëm.

4. Shmangni trajtimin e tepërt për ta mbajtur mishin e butë
Nëse jeni duke përdorur mish të grirë për të bërë hamburger, role mishi apo qofte, sigurohuni që të mos e punoni mishin më tepër se ç’duhet. Kur e punoni tepër, të gjithë llojet e mishit të grirë bëhen më të vështirë për t’u gatuar. Trajtoheni mishin në minimum që në fund ai të jetë më i butë.

5. Mbani mishin e grirë në frigorifer, jo më shumë se dy ditë para gatimit
Edhe nëse e keni blerë së fundi dhe e keni vendosur në frigorifer, edhe nëse e keni nxjerrë nga frigoriferi ku e ruanit të ngrirë dhe e keni shkrirë, sigurohuni që mishin e grirë (të gjithë llojet e tij) ta gatuani brenda dy ditëve.