Argjinarja, kjo bimë e jashtëzakonshme ka qenë e përdorur “denbabaden” nga “bregasit”, duke filluar nga fshatrat e poshtë Llogarasë, e duke vazhduar me Iliasin, Vunoin, Piqerasin, Himarën e deri në Sarandë. Kush viziton Qeparoin e Epërm gjen gjithandej argjinare të egra, të cilat lulëzojnë në lulevjollcë. Bregasit i zienin dhe i lezetonin me vaj ulliri dhe lëng limoni si mezé darke. Shumë të vjetër tregojnë që lëngun që mbetej nga zierja e ftohnin dhe e pinin me lëng limoni, pasi “bënte mirë për tensionin e lartë të gjakut”. Nuk ka zarzavat më të mirë përsa i përket antioksidantëve, acidit folik, pastrimit të mëlçisë, parandalimit të sëmundjes së kancerit. Tashmë është stina! ‪

Foto nga Luga e Argjendtë: ‎Argjinare të Mrizit Të Zanave