Jo vetëm pesto dhe salcë me domate, borziloku mund të përdoret në shumë mënyra të ndryshme. Borziloku, njësoj si majdanozi shkon pothuajse në çdo pjatë. Vetë fjala rredh nga greqishtja e vjetër, basilikon që do të thotë “dhuratë”.

Si ta përdorim në kuzhinë
Borziloku siç e dimë është një përbërës bazë për përgatitjen e pestos xhenoveze. Por është dhe një shtesë e mrekullueshme në pica dhe në salcën e famshme me domate apo në ëmbëlsira të ndryshme. Shkon shumë me luleshtrydhet dhe ananasin.  
Mund t’i ruani në ngrije për muaj të tërë, pasi t’i keni futur në qesen plastike me pak vaj ulliri. Ja disa ide dhe receta si t’a përdorni borzilokun:

1
Me borzilok dhe limon jeshil mund të përgatiten koktejle perfekt për verë.

2
Përdorni borzilokun së bashku me luleshtrydhet për të përgatitur ujë fantastik të aromatizuar.

3
Shtoni ndonjë gjethe borzilok në “smoothie-n” tuaj të gjelbër.

4
Shtoni pak ngjyrë në lëngun e përgatitur në shtrydhëse apo mikser me pjepër duke futur ndonjë gjethe borzilok.

5
Provoni të bëni njoki me rikota dhe borzilok. Përgatiten me 250 gr rikota, 200 gr miell dhe borzilok të grirë.

6
Fusni ndonjë gjethe borziolk në enën ku bëni akull në ngrirje. Do të merrni kube me akull aromatik dhe me ngjyrë për pijet tuaja.

7
Për të stimuluar tretjen mund të përgatisni një pije me bazë borzilokun me 20 gramë gjethe të thara të hedhura në një litër ujë të valuar.