A e dini që mund të hani më shumë nga bima e brokolit, përveçse luleve? Patjetër që po. Mos e hidhni kërcellin, thjesht me anë të një qëruesi patatesh hiqni pjesët e forta dhe shtojini pjesët e buta në sallata. Ose grijini në feta dhe skuqini me pak vaj. Dhe gjethet? Mund t’ i hani dhe ato, pasi janë mëse të ushqyeshme.

Si të zgjidhni brokoli të freskët?
Brokoli është pjesë e familjes së lakrës.  Kërkoni dhe për llojet në ngjyrë të purpërt, mund të ndodhë që t’i gjeni dhe në treg. Brokoli është bimë që kërkon mot të ftohtë, ndaj mund t’i gjeni në sezon nga nëntori në prill. Zgjidhni ato me kokë të gjelbër të errët dhe kërcell të fortë pa nyje të buta.Lulet duhet të jenë të mbledhura fort, jo të zverdhura në majë. Brokoli mund të qëndrojë i freskët për 2 javë nëse i ruani të pa larë, të thatë të mbyllur mirë në qese plastike. Mbani mend që vlerat ushqyese humbasin me kalimin e ditëve, kështu që më mirë ta përdorni sa më shpejt të jetë e mundur.

Si ta gatuani brokolin
Një brokoli i gatuar siç duhet është një perim me ngjyrë të gjelbër të shndritshme, me arroë të këndshme dhe i butë, por jo i qullët. Që të shmangni mbgatimin, zbulojeni sapo të jetë bërë dhe shërbejeni menjëherë. Mund ta fusni dhe në ujë me akull që të ndaloni gatimin e mëtejshëm, kjo do t’i ruajë ngjyrën, aromën dhe lëndët ushqimore.

Brokoli i zier me avull
Nëse keni një enë për makarona me një kullesë për zierje, shtoni rreth 3 cm ujë në fund dhe vëreni në zierje. Shtoni në koshin e enës lulet e prera, pjesën e kërcellit të prerë në formë unazash, mbulojini dhe lërini të ziejnë për 3-5 minuta. Ose mund t’i zieni direkt në ujë për 5 minuta.

Brokoli të kavardisur në tigan
Është një perime që gatuhet shumë mirë në një tigan me pak vaj në flakë të lartë të përgatitur si më sipër. Skuqini për 4-5 minuta.

Brokoli i pjekur
Lyejini brokolit me pak vaj dhe kripë dhe vendosini në një tavë dhe futini në furrë në temperaturën 204 gradë celcius deri sa të skuqen pak cepat e luleve.

Brokoli i pa gatuar
Brokoli është një perim që shijon jashtë mase dhe i pagatuar. Gjithashtu u shton sallatave shijen dhe ndjesinë e kërcitjes së ushqimit në gojë. Për të bërë pak më të forta lulet e brokolit që janë zbutur pak, i zhysim në ujë të ftohtë. Forcohen menjëherë.