Kremoz dhe i shijshëm, gjalpi është një nga ushqimet më të mrekullueshëm. Kështu që me ushqimet e shijshme herë pas here eksperimentohet. Si përshembull barishte të freskëta pranvere të copëtuara dhe të përfshira në gjalpin tuaj të përditshëm. Lëreni të shkrijë në makaronat e sapo gatuara, në një biftek të gatuar, sipër puresë së patateve ose thjesht në një copë të ngrohtë buke.
Lini në temperaturë dhome rreth 250 gramë gjalpë të një cilësie të mirë. Hidheni gjalpin e butë në një tas të vogël dhe përziejeni mirë. Shtoni në tas një lugë gjelle majdanoz të grirë hollë, 1 lugë gjelle bishtash jeshilë të qepave të njomë, lëkurën e 1 limoni dhe 2 lugë çaji kripë jo e imët shumë. Përziejeni mirë. Hapni një qese plastike në një sipërfaqe të sheshtë. Me anë të një luge hidheni gjalpin në qendër të qeses dhe rrotullojeni që ta mbyllni mirë. Mbyllini mirë fundet e qeses dhe ruajeni në frigorifer.