Të jesh e bukur nuk do të thotë vetëm të jesh e tillë nga natyra. E bukur edhe mund të bëhesh shumë lehtësisht, nëse për pamjen tënde kujdesen profesionistë. Fatbardha Faria është një prej tyre.
Me një përvojë pune me prej më shumë se 22 vjetësh si parukiere, që prej janarit të vitit 1994 e deri më sot në sallonin e bukurisë “Bardha” në Fier, Fatbardha Faria është një prej atyre që arrin të nxjerrë më të mirën kur vjen fjala për pamjen e jashtme.

Pjesëmarrëse në shumë seminare brenda dhe jashtë vendit, ajo ka punuar me firmat më të mira të kozmetikës, si: “Loreal” dhe “Schwarzkopf”. Qindra vajza janë zbukuruar nga duart e saj në ditën më të lumtur të jetës së tyre dhe qindra të tjera i besojnë përditë rregullimin e look-ut të tyre pikërisht Bardhës.
“Përgatis një numër shumë të madh nusesh çdo vit. Kam nxjerrë shumë kursante, të cilat kanë mësuar në sallonin tim, ku bëjmë të gjithë llojet e shërbimeve: prerje, bojë floku, trajtime të ndryshme fytyre, permanent, tualet, kapje floku, nuse dhe stilime të ndryshme”, thotë Faria.
Bukuria është pjesë e rëndësishme për këdo dhe asnjëherë nuk mund të mbeteni të zhgënjyera nëse kujdesin e pamjes suaj ia lini në dorë një profesionisti!