Që nga ushqimet ekzotike e deri te kulturat e reja, më poshtë do ju prezantojmë një listë me ingredientë që duhet t’i njihni dhe që duhet t’i provoni të paktën një herë në kuzhinën tuaj.

Hudhra e zezë – Përdoret shumë në kuzhinën aziatike. Procesi i bërjes së saj ngatërrohet me fermentimin, por në fakt është një ngrohje për disa javë e thelpinjve të hudhrës, derisa të marrin ngjyrën e zezë.
Pasta achiote – Është një grumbullim erëzash që përdoret në kuzhinën meksikane. Përzierja përmban rigon, kanellë, piper të zi, kripë, karafil dhe hudhër. Kësaj përzierjeje i hidhet lëng limoni, ujë ose uthull dhe përdoret si marinadë për mishin.
Nduja – Është një sallam derri i butë dhe pikant me të cilin lyhet buka. Me origjinë nga Kalabria e Italisë. Bëhet zakonisht me barkun dhe shpatullën e derrit. Mund t’i shtohet salcës së makaronave.
Farofa – Është një miell që vjen nga kasava dhe përdoret në Amerikën e Jugut. Ka një shije si të tymosur dhe të kripur. Përdoret për t’i dhënë më tepër shije mishit. Është shumë e famshme në Brazil.
Proshuta iberike – Ushqim spanjoll dhe portugez. Bëhet nga derrat e zinj iberikë. Proshuta kriposet dhe lihet të thahet për 2 javë. Më pas, shpëlahet dhe lihet të thahet për 4-6 javë të tjera.
Cherimoya – Mark Twain e ka përkufizuar si “fruti më i mirë që ka provuar ndonjëherë njerëzimi”. Ka një shije të përzier mes bananes, ananasit, papajës, pjeshkës dhe luleshtrydhes.
Dora e Budës – Dora e Budës ose qitro me gishta është një frut i përhapur në Kinë dhe Indi. Përdoret më shumë për aromatizimin e dhomës dhe të veshjeve.