Kripa e kuqe është konsideruar kripa më e vlefshme, më e plotë dhe e më e pastër. Ajo është mbetja e oqeanit mesjetar, i cili me tharjen e tij formoi vargun malor të  Himalajeve. Pra, mund të themi që është një kripë fosile si rezultat i një epoke në të cilën oqeanet nuk janë ndotur. Ngjyra e saj e veçantë vjen nga përqendrimi i lartë i mineraleve dhe elementeve në gjurmë, të tilla si hekuri dhe bakri.

Vetitë dhe përfitimet e kripës së kuqe
Për shkak të origjinës së saj të veçantë, kripa e kuqe ka thithur substanca që kripërat e tjera nuk i kanë. Kripa e zakonshme e detit e prekur kryesisht nga ndotja e tanishme e deteve, trajtohet me kimikate të ndryshme për të parandaluar thithjen e lagështisë dhe tharjen.
Kripa e Himalajeve është më e pastra ndër kripërat, për shkak se ajo pas nxjerrjes thjesht lahet, pa iu nënshtruar ndonjë trajtimi të rafinimit.
Një pastërti e çmuar që krijon kristale të pasura me nuanca të ndryshme, të cilat përmbajnë minerale dhe elemente gjurmë në sasinë e duhur për aq sa ne kemi nevojë si: bakri, hekuri, natriumi dhe një dozë të mirë me antioksidantë. Kjo është një kripë që asimilohet shpejt në zorrë, pra është e vlefshme për të rivendosur ekuilibrin dhe për të hequr skoriet.

Përdorimi i saj në kuzhinë dhe më gjerë
Kripa e kuq është më e preferuara edhe ne kuzhinë në krahasim me kripërat e tjera. Ajo ka një shije shumë delikate dhe është e përshtatshme për të shoqëruar dhe për të përmirësuar shijen e ushqimeve. E shtoni atë në fund të gatimit të supave, të sallatave të jeshile ose të përziera dhe të sallatave me perime të ziera. Një konservante e shkëlqyer, industritë më të mira ushqimore e preferojnë ndër kripërat për përgatitjen e produkteve për një afat të mesëm dhe të gjatë. Ajo nuk është përdorur vetëm në gatim, por edhe për kozmetikë dhe për kujdesin e trupit.
Ajo është një dezinfektuese e shkëlqyer dhe ideale për përdorim në mjekimin e sëmundjeve të tilla si ftohja, dermatiti, lythat. Kjo kripë e çmuar mund të përdoret për kujdesin e lëkurës: kokrrat e saj të fërkuara direkt në lëkurë kanë një veprim të thellë, duke hequr qelizat e vdekura të lëkurës. E tretur në një banjë me ujë, ajo ndihmon për tonifikimin e lëkurës, përmirëson qarkullimin dhe ndihmon në luftimin e celulitit.
Ju mund të përfitoni të gjitha vetitë e saj nëqoftëse e vendosni në një jastëk sfungjeri të butë, të cilin nëse e ngrohni pak dhe e vendosni në zonën ku keni dhimbje, do të shikoni rezultatet.