Nëse zëvendësoni tërësisht ose pjesërisht miellin me niseshtenë e patates do të përfitoni ëmbëlsira shumë të lehta dhe të buta. Niseshteja e patates është një aleat shumë i mirë i zorrëve. Si të gjitha niseshtetë, edhe niseshteja e patates është e përbërë nga dy polimerë të ndryshëm të glukozës: amilopektinin dhe amilosën.

Amilopektini, përmbajtja polimere e glukozës në një përqindje më të lartë, është një molekulë lehtësisht e tretshme, me një indeks të lartë glicemik dhe është përgjegjëse për vetitë stabilizuese të niseshtesë.
Amilosa, nga ana tjetër, është përgjegjëse për riorganizimin e niseshtesë pas gatimit. Nga pikëpamja ushqyese, niseshteja e patates nuk është veçanërisht e pasur. Ajo përmban proteina dhe minerale në sasi të vogla dhe është plotësisht pa yndyrë. Pjesa më e madhe e karakteristikave ushqyese të patates kanë humbur gjatë procesit të përpunimit për nxjerrjen e niseshtesë.
A e dini se kur flasim për niseshte zakonisht i referohemi atyre të patateve; në realitet ka edhe niseshte banane, gështenjash, misri  e lloje të tjera.

Ja një recetë me bazë këtë niseshte
Për të marrë një tortë të veçantë e të butë, sekreti është të zëvendësoni një pjesë të miellit me niseshtenë e patates; por nëse mielli është zëvendësuar plotësisht, ju mund të merrni një embëlsirë shumë të butë. Këtu është një recetë për një tortë me çokollatë pa miell.

Përbërësit:
- 3 vezë, 50 gramë margarinë vegjetale, 200 gramë niseshte patateje, 75 gramë pluhur kakao, 150 gramë sheqer kafe dhe pluhur pjekjeje.

Përgatitja:
Shkrini margarinën në mikrovalë. Vendosni të gjithë përbërësit në një tas të madh dhe i përzieni mirë duke përdorur një mikser elektrik. Nëse brumi është shumë i trashë, shtoni pak qumësht.

Hidhni masën në një tepsi të lyer me vaj dhe miell dhe e lini të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë për rreth 40 minuta.
Nëse doni ta bëni atë edhe më të shijshme, mund ta lyeni sipër më çokollatë të zezë.