Kripa është prezente në shumë produkte që konsumojmë çdo ditë. Mbajtja e komsumimit nën konroll është e vështirë, më mirë të zëvendësohet me bimë aromatike, të shijshme dhe pa kalori.
Kripa dihet që bën dëm për shëndetin: favorizon rritjen e presionit të gjakut, ndaj është një element për t’u mbajtur nën kontroll. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një sasi ditore prej 5 gramësh kripë për të evituar rreziqet kardiovaskulare.

Ja si t’a reduktoni:
1
Bimë aromatike në vend të kripës. Pjatat tuaja janë më të shijshme dhe më aromatike, pa rreziqe për jetën. Kurkuma dhe spec të kuq, piper dhe kanellë, kerri dhe shafran, spec djegës dhe karafil.

2
Bëjini vetët kubikët me erëza dhe kripë (koncentrat).

3
Kripa integrale është jo e rafinuar, nëse përdoret në sasi të vogla, mban oligoelementë ushqyes që i bjnë mirë kripës.

4
Për të eleminuar kripën, evitoni përdorimin e lëngjeve të konfeksionuara. Përdorni vetëm kubikë vegjetalë të përgatitur në shtëpi dhe që mund të ruhen në frigorifer për 6 muaj.

5
Kur të gatuani përdorni kripën e jodizuar në vend të asaj normale, pasi rregullon funksionimin e tiroidës dhe përdorimin e kalciumit tek kockat.

6
Mund të zëvendësoni kripën normale me një miks varash susami me një sasi të vogël kripë detit të papërpunuar.
Farat e susamit kontrastojnë hipertensionin dhe mosfunksionimin hepatik.

7
E dini që dhe perimet janë të pasura me natrium? Më të pasurat janë angjinaret dhe selinoja. Këto perime i ndjekin karotat dhe rrepat, ndërsa ata që kanë më pak natrium janë specat dhe domatet.

8
E dinit që reduktimi i kripës ndihmon dhe në humbjen e peshës dhe ndihmon shfryrjen e barkut.